Po jetojme mes rregullave te shumta qe i ka percaktuar bota njerzore per rreth nesh

17. 06. 2020

Rregullat e botes mes te cilave jetojme duhet ti vejme ne diskutim, vlejne apo nuk vlejne ato, sa e si vlejne per ne? Pasi qe jetojme ne nje mal te madh besimesh, bindjesh, rregullash dhe praktikash njerzore, nuk eshte e thene te vlejne te gjitha njesoi , per menyren e organizimit te procesit tone jetesor.

Disa prej tyre munden me qene te mira e te nevojshme per ne, ndersa tjerat munden me qene te panevojshme, kufizuse e ndonjehere edhe te demshme, sepse u ka skaduar koha dhe nuk premtojne mjaftushem ta jetojme jeten sipas tyre.

Po i veshtruam me syrin kritik disa prej rregullave qe jane barte gjenerate pas gjenerate deri tek ne, do ta kuptojme se shumices prej atyre rregullave, bindjeve, besimeve dhe praktikave te ndryshme njerzore, u ka skaduar koha dhe jane konsumuar më teper seq kane poseduar vlera dhe kane patur rendesi.

Po e beme nje krahasim analitik mes rregullave, bindjeve, besimeve dhe praktikave te ndryshme te paraardhesve tane, se si e kane organizuar jeten ata, cilat forma e mjete i kane perdor gjate organizimit te procesit jetesor, si e kane trajtuar veteveten, bashkshortesine, femijet, familjen ne tersi, miqesine e shume rregulla tjera qe i kane perdor gjate jetes se tyre, do te vijme ne perfundim se u ka kaluar koha shumices prej tyre, qe te vlejne edhe per ne ta organizojme jeten ne te njejten menyre, me te njejtat rregulla e me te njejtat mjete sikur paraardhesit tane.

Eshte anakronike per kohen tone te punohet toka ende me parmende, te rriten e te edukohen femijet pa i shkolluar fare neper institucionet e ndryshme edukativo-arsimore. Te behen fejesat e martesat permes shkueseve, ta trajtosh bashkshorten si rob shtepie dhe si sherbtore, e jo si nene e femijeve dhe si shtylle kryesore e shtepise dhe shume rregujlla tjera qe na pengojne te ecim ne hap me kohe.

Mendimet, besimet, bindjet e praktikat e ndryshme njerzore qe i kemi te instaluara ne kokat tona, shumices prej tyre u ka skaduar koha, vlera dhe rendesia qe po sherbehemi me to, duke mos hetuar veten qe po stagnojme ne vend dhe po e rrezikojme jeten e njeri tjetrit me mendimet, qendrimet, bindjet dhe sjelljet tona ne raport me tjeret, si prind, si bashkshort, si antar familje, si fqinj i dikujt, si mik si intelektiual, si politikan dhe si klerik fetar.

Sa shume kemi nevoje te lirohemi nga programimet e vjetra, te cilave u ka skaduar koha dhe kane ardhe tek ne neper periudha te ndryshme, pa e kuptuar sa e si duhet vleren dhe rendesine e tyre qe e kane per kohen tone, te cilat nuk i plotesojne as perseafermi kerkesat tona, qe te organizojme jete te lumtur e me dinjitet. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje