Genjeshtrat qe i zgjedhim tu besojme

18. 06. 2020

Inxhinjeri i kompjuterikes Vishen Lakhiani mendon se:” qenjet njerzore ekzistojne njekohsisht ne dy botra. Ne boten fizike te se vertetes absolute dhe ne boten e pejsazhit kulturor te se vertetes relative. Ne pejsazhin kulturor te gjitha idete, qe ne i kemi perzemer- identiteti yne, feja, kombesia jone, besimet tona rreth botes- nuk jane gje tjeter veçse konstrukte mendore, qe ne i kemi zgjedhur tu besojme. Dhe si te gjitha konstruktet, shume prej tyre jane thjeshte opinione qe ne u besojme, sepse na jane ngulitur ne koke qe kur ishim femije dhe pranoheshin nga kultura ne te cilen ne urritem”.

Nisur nga ky konstatim rrjedh konkludimi se qenjet njerezore jane më pak racionale, sesa mendojme qe jane. Shume ide, besime dhe bindje te cilat i pelqejme dhe mishrohemi pas tyre, si te ishin te “ verteta”, vertetesia e tyre bie poshte, nese e inspektojme nga afer te verteten e tyre.

Konstruktet tona mendore mbi boten natyrore, shoqerore dhe shpirtrore, mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne, te levizin, te zgjerohen e te tkurren, teksa kulturat, ideologjite, dhe opinionet perballen, vallzojne dhe perplasen me njera tjetren duke u perhapur infektimi nga bartesit tek viktima. Pra ne shpeshehere i asimilojme idete permes zgjedhjes joracionale, po permes “infektimit shoqeror”, permes perhapjes se nje ideje nga mendja ne mendje, pa bere pyetje te duhura dhe pa i analizuar ato.

Sipas Dr. Pol Marsden:” Provat tregojne se ne trashigojme dhe transmetojme sjellje, emocione, besime, dhe fe te ndryshme, jo permes zgjedhjes racionale po permes infektimit” . Ky mendim brilant i psikologut Pol, nxjerr ne dukje mangesite tona kur mendojme se po e marrim nje vendim racional, edhe pse ai mendim nuk ka te bej fare me racionalen, por ka lidhje më shume me idete qe familja jone, kultura te ciles i takojme e shoket tane qe e kane miratuar.

Bota po perjeton ndryshime te medha me ritme befasuse, kurse ne i ndjekim rregullat dhe e bejme ate qe eshte bere gjithmone para nesh. Ky veprim nuk eshte veprim i duhur dhe i preferushem qe premton nje te ardhme më produktive e më te dinjitetshme.

Intelektualisht e dijme se ky lloj ndryshimi i madh ne bote, po ndodh sistematikisht dhe pandalshem, por ne anen tjeter miliarda njerze mishrohen pas rregullave te demshme te se kaluares, te cilat nuk duhet te ekzistojne ne boten e sotme, sepse shkenca, kultura, teknologjia, informatika, kibernetika, shoqeria dhe vetedija njerezore kane evoluar pertej tyre. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje