Paradigma kontraverze e qesharake te Kryeministrit kosovar Avdullah Hoti

11. 06. 2020

Kryeministri ne fjale ka deklaruar publikishte se nuk do ta negocion shkembimin e teritoreve me Serbine dhe integritetin teritorial te kufijeve momental qe i posedon Kosova. Po ashtu ai beri me dije se, do ti jetesoi praktikishte marrveshjet e mëparshme me Serbine qe jane nenshkruar nga ish kryeministrat Thaçi e Mustafa, me palen ndermjetsuese ne Bruksel.

Sipas mendimit tim keto paradigma te kryeministrit Hoti, jane kontraverze mes veti dhe qesharake!
Te pohosh mbrojtjen e kufijeve dhe integritetin e Kosoves ne njeren ane, e ne tjetren ti zbatosh praktikisht marrveshjet e nenshkruara mes pales serbe dhe pales ndermjetsuese ne Bruksel, si zbatimin e nenshkrimit te marrveshjes per demarkacionin me Malin e Zi, ku ka humbur Kosova mbi 8200 hektar toke te teritorit qe i takon asaj, si zbatimin e nenshkrimit te marrveshjes me Maqedonin e Veriut, ku Kosova ka humbur mbi 4000 hektar toke, qe i takon teritorit te saje, si nenshkrimin e marrveshjes per themelimin e asociacionit te Komunave serbe, me kompetenca shtetnore qe e perfshijne 20% te teritorit te Kosoves, si nenshkrimin e marrveshjes qe i dhurohen kishave serbe ekstra teritor autonom per popadika, plaqkitje djallezore e tokave te qytetareve shqiptar, pa miratimin e tyre dhe nenshkrimin e shume marrveshjeve tjera qe shkojne ne dem te teritorit, ne dem te kompetencave shtetnore te shtetit te Kosoves dhe ne dem te interesave kombtare.

Ky eshte realiteti kontraverz e qesharak i paradigmave te Kryeministrit Avdullah Hoti, qe po bene perpjekje tia shes opinionit kosovar permes mbeshtetjes se akademikeve te Akademise se shkencave dhe arteve te Kosoves, te ciles nuk iu ka degjuar zeri asnjehere rrethe divergjencave e kontradiktave me pasoja fatale per Kosoven, per shtetin e saje, per teritorin, per varferine e skajshme te popullates, per kapjen e shtetit nga sociopatet politik te qeverise “pronto e pan”, per pengimin e kthimit te popullates shqiptare ne shtepite e ne trojet e veta te Kosoves veriore nga bondat serbe qe e kane uzurpuar ate teritor dhe nuk e lejojne me asnje kushte funksionimin e shtetit te Kosoves atje, per te drejta te barabarta me minoritetin serb te Kosoves dhe shqiptareve qe jetojne ne Mal te zi, ne Serbi, ne Maqedonin veriore e ne Greqi.

Po ta provonte kryeministri i Kosoves Avdyllah Hoti se bashku me palen e vete gjate bisedimeve, ti kerkojne Serbise drejta te njejta te shqiptareve me drejtat qe i kane serbet ne Kosove, po ta provonte, te kerkon asociacion te komunave shqiptare ne Serbi me Kompetenca shtetnore, po te kerkonte ekstra teritor per gjamia , kisha e tyrbe te shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta atje, do ta verente kryeministri i kosoves dhe pala e tij negocuese, se sa poshte ka ra pala shqiptare ne dialog me Serbine, do ta kuptonin demin e madhe qe ia kane sjelle Kosoves, teritorit, shtetit, popullates se saje pala e mëparshme e negociatave, do ta kuptonin se sa hiq njerze jane per mbrojtjen e shtetit, teritorit dhe interesave kombtare te popullit shqiptar pala negocuse e shqiptareve! I juaj , mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje