Pritshmerite jo realiste nga politikanet tane e nga tjeret, qe na kane zhgenjyer, do te na zhgenjej prap edhe më shum

1. 06. 2020

Nuk duhet ushqyer pritshmeri jo realiste ndaj politikaneve tane e ndaj tjereve qe na kane zhgenjyer, sepse do te zhgenjehemi e do te lendohemi edhe më shume seq na kane zhgenjyer e lenduar më pare. Vertet eshte shume zhgenjyse, e pa qelluar dhe e pa menqur ta lëmë pergjegjesine e fatit tone ne duar te tjereve, kur dihet boterishte se pergjegjsia per fatin e per te ardhmen tone eshte pergjegjesi e jona, jo e tjereve.

Sa më pare ta kuptojme kete, aq më pergjegjes do te jemi per te ardhmen tone më te mire, më te dinjitetshme, më njerzore, më te ndershme e më te lumtur si individ, si profesionist, si familjar, si institucion, si shtet e si komb . Nese ushqejme pritshmëri jo realiste, ndaj politikaneve e tjereve qe na kane zhgenjyer sa e sa here dhe kerkojme më teper se maksimumin prej tyre e prej vetes, i mundesojme vetes te zhgenjehemi dhe tjereve te na zhgenjejne e te na lendojne, më shume se qe mendojme.

Eshte ne menqurine dhe ne nderin tone qe te caktojme racionalisht e objektivishte pritshmeri nga vetevetja per aq sa posedojme potencial fizik e intelektual, dhe nga tjeret po ashtu duhet te jete priteshmeria varsishte nga potenciali fizik, mental, emocional, human dhe moral i tjereve. Nese bejme pritshmeri jo realiste, zhgenjimi dhe lendimi do te jete i pa shmangshem. Evitimi i zhgenjimit dhe lendimit nga pritshmerite jo realiste, kerkon nga ne ngutshem ndryshimin e qasjeve tona te pritshmerive.

Nese e bejme ndryshimin tone real te pritshmerive jo realiste nga tjeret e nga politikanet tane, do te kursejm mjafte kohe e energji duke kerkuar gabimisht “fajtorin” ne vendin e gabuar, ne vend qe ta kerkojme fajin nga vetevetja. Po sa ta kuptojme dhe te bindemi se fajin dhe gabimet më pare duhet kerkuar nga vetevetja dhe korigjuar ato, te mos presim jo realisht as nga vetevetja e as nga tjeret, sidomos nga ata qe na kane zhgenjyer, do te persoset dukshem niveli i pritshmerive tona dhe niveli i te jetuarit denjesisht si individ, si familje e si komb. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje