Eshte lehte te behemi miqe me ata qe na duartrokasin, na perkrahun dhe na bejne mire. Ndersa eshte veshtire ta mbajme miqesine me ata qe perpos duartrokitjeve, bemiresise, e perkrahjes, edhe na kritikojne, sipas sjelljeve e qendrimeve tona qe i bejme. Eshte menquri e zotesi, vision e largpamesi te miqesohemi më fort me ata, qe perpos duartrokitjeve, bemiresise e perkrahjes, edhe na kritikojne dhe kritiken tone e pranojne, ne ato moment qe e meritojme. Miku i vertete e i sinqert te kritikon edhe te duartroket, sipas veprimeve qe i bejme, pa u matufosur kure kritikon e kure durtroket e lavdron. Ai vertetohet sa eshte mik e sa jo, ne dite te mira e më shume ne dite te veshtira, duke mos lejuar per asnje qast te zbehet miqesia apo te shnderrohet ne urrejtje e ne armiqesi.
Miqesia eshte e shejte, nese per baze nuk e ka interesin dhe tradhtine, por idealet njerezore, kombetare, fetare, familjare, bashkeshortore , morale dhe i mbrone ato njejte, si per mikun e si per veten . Kush shkele mbi keto vlera, e banalizon miqesine, e neperkemb ate dhe e shndrron ne armiqesi, urrejtje, fyerje e poshtrime te cilat qojne drejte perqarjeve, konflikteve, mosmarrveshjeve mes miqeve.
Mos ia prishni shejnterine miqesise, per para e per interes, per amoral e per“ biznes“, per karrier e per korrupcion, sepse ne funde te fundit te gjitha kemi me i lënë dhe ne ate bote do te shkojme, si njerze ose si shejton. I juaj, mësuesi Isë
Miqesia, bemiresia dhe sinqeriteti
nga
Etiketa:
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.