Nuk mbahen miqtë dhe nuk na mbrojnë ata me të korruptuar, me nepotistë e me organizator të krimit në ballë të shtetit

09. 06. 2023

Nuk po mundem të bindem aspak, që populli ynë i dashur nuk u mbush mend kurrë në këtë periudhë 2000 vjeqare me përqarjet, hasmëritë, me urrjtjet, me vllavrasjet, me lakmitë brutale për pushtet, për bjraktarllak, për rrhagjokse, për mendjemadhësitë me kokë përpjetë, për bashkpunim me hasmin tonë, që kjo po i bie hasmëri e brendëshme, më e madhe se hasmëria e jashtme, kundër vetë vetës e pro fvoreve të fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë. Për kët ka thënë Faik Konica: ” Ruje o Zot Shqipërinë nga shqiptarët se nga hasmi e ruajm vetë”!

Hasmëria e brerndëshme, vëllavrasjet, lakmitë për pushtet, përqarjet mbi baza partiake, fetare e regjionale, po i japin forcë e trimëri fqinjëve tanë pushtues greko-sllavë dhe po ia bëjnë me die edhe miqëve tanë ndërkombtar se nuk e meritojmë përkrahjen e tyre, miqësinë e tyre, sepse për dy dekada e gjysëm para tyre dëshmuam se jemi të prirur vetëm për pushtet e jo për të bërë shtet e jo për ta mbrojtur shtet, por për ta shkatrruar, për ta zhvatur ate, për ta qitë në tregë të kusuriten greko-sllav me pjesë të tij.

Nuk mbahet miqësia, as nuk të mbronë ajo përjetësisht, kurë hasmi i brendshëm i shtetit, i atdheut, i popullit shumohet e forcohet me hasmëri më shumë se hasmi i jashtëm, nuk mbahet shteti as miqtë tanë me të korruptuar, me nepotistë dhe me kriminel të krimeve të organizuara kundër shtetit, kundër vendit, kundër pasurive të tij, kunder aseteve kombtare, kundër arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kundër drejtësisë!

Cili mik i sinqert është ai që investon dhe na mbronë me të gjitha këto marrëzira për brenda? Askush! Këtë marrëzi të madhe është dashtë ta kuptojmë si popull para se ti tolerojmë këto marrëzira të të marruarve, para syve të botës, sepse mu këto marrëzira i kanë kthyer kundër nesh miqtë tanë, të cilët na kanë shpëtuar nga shfarosja!

Unë mendoi lexusit e mij të dashur, se për këta armiqë e ka patur fjalën poeti ynë i madh Ali Podrimja e jo për ata që na kanë shpëtuar nga shfarosja, i cili është shprehur përplot revoltë për armiqtë e mbrendshëm dhe të jashtëm, duke shpresuar në forcën e popullit që iu ka drejtuar mesazhin e kjartë se qfarë duhet të bëjmë si popull:”Tokë me nda nuk kam hasmi n’pidh t’samës, me dekë duhet mësue, qenqe nuk jetohet ma”!

Mua po me duket se e kemi shkelë me dy këmbët bukën, përkrahjen dhe mbrojtjen nga shfarosja të miqëve tanë, duke i toleuar për dy dekada e gjysëm në ballë të shtetit të korruptuari, nepotistët, organizatorët e krimit ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, të cilët abuzuan rëndë edhe me pasurinë kombtare, me privatizimin derisa e qitën në treg edhe atdheun për kusuritje të fqinjëve tanë pushtues greko-sllav. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje