Kryministri i Shqipërisë po e forcon unitetin mes shqipëtarëve apo po e shkatërron
14. 06. 2023
Çfarë idesh brilante i kanë depërtuar në kokë Edit, që të anuloi njëanshëm mbledhjen e dy qeverive Shqiptare, asaj të Shqipërisë mëmë dhe qeverisë së Kosovës, e cila është përcaktuar më parë të mbahet në Gjakovë?! Me siguri ky burrë shteti e ka për qëllim t’i forcoi edhe mëtej mardhënjet mes vëllëzërve të Kosovës e të Shqipërisë!
Këtë përkujdes vëllazërorë, kombtarë, moral e human e vërtetoi katërcipërishtë Edi, me propozimin e draft statusit për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, apo ai me veprimin e vetë e vërtetoi publikisht para botës të kundëten e sajë?! Qofsha i gabuar me këto mendimet e mia të trazuara, që po e shqetësojnë botën time shpirtërore, emocionale dhe intelektuale!
Si është e mundëshme Kryeministri i Shqipërisë mëmë të kujdeset për hartimin e draftë statusit të komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, e nuk i ka shkuar mendja të kujdeset për draft statuset e komunave me shumicë shqiptare në Janinë e Çamëri, që janë nën çizmen Greke, për shqiptarët në maqedonin e Veriut që janë nën çizmen maqedone?!
Si nuk i ka shkuar mendja të propozoi draftë statuse për komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilët janë nën qizmën gjakatare serbe, për shqiptarët në mal të zi, që janë nën çizment e Malit të Zi, edhe pse e ka obligim kushtetues të kujdesët me të gjitha mjetet, ti mbroj të drejtat njerëzore e kombtare të shqiptarëve, si prisë i Shqipërisë, shtet amë i tyre!
Konica thoshte dikurë: “Ruje o Zot Shqipërinë nga shqiptarët se nga armiku e ruajmë vet”! I madhi Gjergj Fishta thoshte: ” Më lehtë i bënë bashk një grusht pleshta se sa një grushtë shqiptar”! Vaj medet ku kemi mbetë, po pajtojmë të jetojmë pa dinjitet njerzor, moral, human e pa dinjitet kombtar! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!