I kundërshtoi vendosmërisht idetë konspirative ndaj Kurtit, Osmanit e Konjufcës

24. 06. 2023

Mos u habitni shumë që nuk jam pozicionuar në politikë për asnjë qast, që nga fëmijëria e deri në ditët e sotit, që i kam mbushur 7 dekada e dy vite e gjysëm jetë, sepse politika më ka shpallë armiqësi dhe unë asaj po ashtu, për të vzhduar me nderë e faqe të bardhë misionin e shejtë të mësuesit për katër dekada me radhë. Sa ia kam dalë këtij misioni, ia kam lënë kohës të flet e të vlerësoi punën time si mësues.

I falenderoi të gjithë ata që pikëpamjet e sjelljet e mia në punën edukativo-mësimore, në raportë me kolegët, nxënësit, miqtë e dashamirët e mi dhe familjarët e farefisinj, bashkvendasit e bashkombasit, i kanë përceptuar si pikëpamje e sjellje të pa kompromitueshme për ti plotësuar interest e mia përsonale, karieriste, matriale e njerëzore!

Nuk jamë i vetmi une por edhe mbi 50% e elektoratit që ua ka besuar voten e vetë, udhëheqësve në fjalë, që i kundërshtojnë idetë konspirative që ua ka besuar votën, figurës së Albin Kurtit, Vjosa Osmanin e Glauk Konjufcës, tri figura emblematike të udhëheqësisë kosovare, në presidencë në ballë të cilës po qëndron denjësisht Vjosa Osmani, në qeveri në ballë të cilës po qëndron denjësisht Albin Kurti, në paralament në ballë të cilit, denjësisht po qëndron Glauk Konjufca.

Këtë dinjitet nuk e ka demonstruar asnjë udhëheqësi shqiptare andej e këtej kufijëve shqiptaro-shqiptar, që nga shpallja e pavarësisë së dy shteteve shqiptare, në mbrojtje të interesave kombtare përgjithësishtë.

Këto bindje përsonale që i kam për udhëheqjen emblematike të tri figurave në fjalë nuk janë bindje të një politikani që i takoi politikës së tyre, sepse asnjë partie në Kosovë e jashtë saj nuk i tokoi, që tua bëj argatin si servil i pa cipë, për ti plotësuar tekat e mia përsonale si pakurrizor, si butak e si shpuzor, në dëm të popullit birë i të cilit jam.

Të gjitha bindjet e mia që i kam demonstruar publikishtë janë qëndrime të një mësuesi që nuk tallet, nuk zgërdhihet e nuk kokorizet në kundërshtim të interesave të popullit që i tkon, siq ka bërë e po bënë kasta politike e sociopatëve dhe përkrahsit e tyre andej e këtej kufuijëve shqiptaro-shqiptar!

Pse i kam këto bindj e besime ndaj figurave emblemtike në krye të udhëheqjes së tanishme kosovare? Sepse kjo udhëheqësi është e vetmja që i ka shpallë luftë të pamëshirshme krrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik. I ka shpallë luftë të pamëshirshme kapjes së shtetit nga mafiozët, kapjes së gjykatave, kapjes së prokurorisë e kapjes së sistemit politik ligjor e kushtetues të Kosovës në përgjithësi! I Ka shpallë luftë narkomanëve, trafikusëve të qenjeve njerëzore, abuzuesëve me pasurinë kombtare, abuzuesëve të privatizimit të pronave shoqërore dhe i ka shpallë luftë prostitucionit që po bëhet për përfitime të ndryshme kriminale!

Nuk besoi që mundë ti vërehën në detaje kontributet apo dëmet e kesaj udhëheqëje në Kosovë për dy vite në pushtet, pos akterëve konspirativ e dashakeqë ndaj kësaj udhëheqësie, të cilës i kanë shpallë luftë udhëheqisit shqiptar e opozitar andej e këtej kufijeve, për ti mbuluar ndytësirat e veta që ia kanë bërë këtij populli tradhtishtë!

Udhëheqja kosovare në fjalë nuk është dëshmuar me nënshkrime e marrveshje në dialog me Serbinë në dëm të interesave të Kosovës, shtetit dhe popullates së saj, siq janë dëshmuar qveritë e mëparshme për një dekadë me radhë në dialog me Serbinë. Nuk e ka nënshkruar kjo udhëheqje asnjë marrveshje në dëm të Kosovës ,duke u thirruar në partneritet me ndrkombtarët dhe në miqësinë e tyre ,siq kanë vepruar udhëheqësit e mëparshëm në dëm të Kosovës.

Ata që i kanë lavdruar e i lavdrojnë, i kanë përkrahur e i përkahin politikanët sociopat të politikës sociopate andej e këtej kufijëve dhe e kanë kritikuar dhe po e kritikojnë pa mbulesë të argumenteve, politikën e politikanëve tanë që i kemi në ballë, mbështetur në konspiracion dashakeq e djallëzor, që buron nga thash e themet e atyre që shkelën e po shkelin mbi interesat e Kosovës, Shqipëerisë e shqiptarëve, për logaritë e turpshme të veta, nuk është patriotizëm, atdhedashuri, sakrifice për liri, për të drejta e barazi, por tradhti kombtare!

Tradhti kombtare kemi patur dhe kemi tani që nga pushtimi i Ilirisë e deri në ditët e sotit, fatkeqësishtë! Uroi të jem i gabuar në përceptimin e këtyre fatkeqësive që i kanë ndodh e po i ndodhin kombit tonë shqiptar për 2000 vite me radhë!

Mos përputhja e fjalve me vepra, mëse paku gjendet te Kryeministri Kurti, Presidentja Vjosa dhe Kryeparlamentari Konjufca, krahasuar me të gjitha udhëheqësitë e mëparshme e të tanishme shqiptare andej e këtej kufijëve! Nëse kërkojmë shejntëri vetëm tek udhëheqëja e tanishme kosovare, gabohemi shumë rëndë sepse i shejtë nuk është asnjë politikan, por janë njerzë të zakonshëm, që i mbrojnë apo jo interesat kombtare brenda mundësive e përgjegjësive që i posedojnë, sepse askush të shejtë nuk jemi, kemi tmetat e gabimet tona kush më shumë e kush më pak dhe besëprerë ka gjithkund!

Gabimi që nuk falet është ai që i bënë akuzë të pamatur, të pa përmbajtur emocionalisht, të pa argumentuar me fakte, mbështetur përplot konspiracion e dashakeqësi djallëzore ndaj dikujt, që qëndron më lartë se ti, intelektualisht, emocionalisht, moralisht, kombtarisht, humanishtë e njerëzisht! Gabime të tilla po bëjmë shumë! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje