Po vazhdojnë aleoncat e padrejtësive 2000 e më shumë vjeqare kundër kombit Shqiptar

22. 06. 2016

Historia e këtyre aleancave treguan shekuj me radhe dhe po tregojnë se sa të padrejta, të pamëshirshme dhe të panjerëzishme ishin dhe janë ndaj popullit shqiptar dhe paraardhesve të tij Ilir, edhe pse me bijte e bijat e tij e brymosi tokën e vetë me eshtrat e gjakun e tyre, në çdo këndë e në çdo cep të saj, per ta mbrojtur ate, lirinë dhe pavarësinë e saj.

Sa e sa aleanca e aleanca të pandershme , të padrejta, të panjerzishme dhe fashizoide u bënë bashk në dëmë e në shkatërrim të popullit shqiptr, që nga pushtimi i Ilirisë, pas afër 3oo vite luftra të përgjakshme të Ilirëve, ballë për ballë me romako-bizantinët, derisa u pushtue Iliria përfundimisht nga ushtria Romake me Cezarin ne ballë të sajë rreth vitit 49 të shekullit të parë të kësaj epoke.

Aleanca e aleanca të krimit njerëzor e krimit ndaj shqiptarëve u bënë e po bëhen duke i shfrytëzuar edhe budallitë, përqarjet e mosmarrveshjet tona mes veti, gjate ardhjes së sllavëve në trojet tona të Gadishullit Ilirik, qe nga fillimi i shekullit te gjashtë, ku Perandoria Romake e ajo Bizantine, për pak kohë, këta ardhacak në trojet tona i favorizuan që të bëhen edhe mbretër udhëheqës të gadishullit Ilirik.

Historia Iliro-shqiptare nuk i harron kurrë gjakderdhjet e mëdha që ua shkatuan Ilirëve gjatë konvertimeve fetare me dhunë e me gjenocid të kësaj popullate, deri tek hudhja në detë për së gjalli e atyre që rezistonin konvertimin fetar krishten ortodoks, nga ai katolik që e kishin më parë, duke dëmtuar e masakruar tragjikisht, substancën tonë kombetare, teritoriale, ekzistenciale, kulturore dhe gjuhesore.

Aleanca e aleanca anti shqiptare u bënë në dëm të tyre edhe gjatë luftrave 500 vjeqare me Perandorinë Otomane turke. Aleanca e aleanca të turpit kundër shqiptarëve sëbashku me aleancat e brendëshme të tradhtisë kombëtare u bënë edhe gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipëisë me 1912, pas humbjes së Perandorisë Otomane, turko-aziatike.

Aleanca të turpshme, të padrejta, fashizoide nga jashtë e nga brenda u bënë në dëmë tonin kombtar e në favor të grekëve e sllavëve, ardhacak në trojet tona, siq u bënë më parë në Kongresin e Berlinit, Paqën e Shën Stefanit e deri te Konfernca e Londrës.

Aleanca e aleanca të turpshme, të padrejta, fashizoide dhe gjenocidale u bënë në dëmë të shqiptarëve, që nga përfundimi i luftës së parë e luftës së dytë botnore e deri te lufta clirimtare e UÇK-s.

Është për tu habitur në prisit tanë politik dhe ata shqiptarë që i përkrahin politikanët që si mbrojnë interesat kombtare të shqiptarëve, të cilët ende nuk janë mbushë mendë, ta mbrojnë nderin dhe gjakun e derdhur të bijëve dhe të bijave më të shtrejtë të këtij populli.

Edhe pse nëpër dekada e shekuj 2000 vjeqarë, bëmë luftra të përgjakshme për liri e pavarësi, per unitet e mbrojtje të trojeve tona, prap se prap gjaku i derdhur na shkoj dëmë dhe mbi këtë gjak i mbollën fitoret pushtuesit tanë greko-sllav, me bekimin e Evropes plakë dhe qarqeve të ndryshme antishqiptare.

Lexuesi im i dashur, mos harro se historia nuk ka filluar e nuk do të përfundoi vetëm me ne seps ka filluar edhe para nesh e do të vazhdoi edhe pas nesh! Në këtë rrugtim mijavjeqar është mirë ti kuptojmë sa më parë padrejtësit historike që na janë bërë e po na bëhen, nëse dëshirojmë të zëmë vend meritor mes kombëve tjera të botës. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje