Mesazhi i fjalëve të menqura të Stiv Xhobsit, këshillë e fortë për dashamirët e menqurisë

20. 06. 2020- ripostim

Kurë i kanë kërkuar Stiv Xhobsit tu drejtohej studentëve të diplomuar në Stenford, ai para tyre i ka thenë këto fjalë të menqura:

“Koha e juaj është e kufizuar, mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u bllokoni nga dogmatizmi, që të jetoni me rregullat e të menduarit të njerzëve tjerë. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të tjrëve të mbys zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, keni guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato tashmë e dine disi se çfarë ju doni vërtetë të beheni. Çdo gjë tjetër është dytësore”.

Shumë prej nesh e humbim kohen kot duke jetuar jetën e dikuj tjetër. Bllokohemi shumë nga dogmatizmi i mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe rregullave të tjerëve. Quditërisht e lejojmë zhurmën e mendimeve të tjerëve të na mbys zërin tonë të brendshëm dhe sa pak guxim kemi ta ndjekim zemrën dhe intuitën që i posedojmë për brenda, të cilat e dijnë apo duhet ta dijnë disi se çfarë ne dojmë të bëhemi e çfarë ne dëshirojmë të kemi.

Derisa mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe veprimet tona varen nga gjepurat e tjerëve, të imponuara si rregulla për jetën tonë, pa iu nënshtruar analogjisë, analizës, gjykimeve dhe kunkluzionit tonë kritik, vërtetë dëshmojmë në praktikë, që po e jetojmë jetën e tjerëve, jo jetën tonë!

Kemi nevojë urgjente t’i largojmë nga koka programimet e vjetra, të cilave u ka skaduar koha dhe ato programime që nuk janë produkt i të menduarit, besuarit, bindjes, pikëpamjeve dhe të vepruarit tonë origjinal, por i bartur nga tjerët, pa iu nënshtruar analizës, analogjisë, gjykimit e konkludimit tonë kritik. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje