Cilët janë shtytësit e veprimeve të mira, të kqia e të tradhtisë ndaj atdheut

26. 06. 2023

Mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona janë shtytësit kresor të verimeve të mira, të kqija e të tradhtisë!

Shtytësit e proceseve në fjalë gjenden brenda e jashtë nesh, shtytësit e brendshëm që nxjerrin kokë për të mirë, për të keq apo për tradhti, janë shkurtpamësia, lakmia, dëshira, vullneti, guximi, dashuria, urrejtja, inati dhe xhelozia. Nes i edukojmë drejtë e mirë, i socializojmë, humanizojmë dhe i veshim ato me etikë njerëzore e kombtare, i kemi fortsuar, gdhendur, përsosur dhe i kemi ndritur me dritën e diturisë dhe edukatës proceset në fjalë, si shtytës i veprimve më të mira njerëzore, duke ua kthyer shpinën përplotël urrejtje veprimeve të kqia dhe tradhtisë kombtare.

Sa shumë i duhen atdheut tonë njerzit e edukuar, arsimuar largpamës, me lakmije e dëshirë, me vullnet e guxim dhe me dashuri për atdhe, për liri e për mbrojtje të tij! Pa atëdhe, pa liri dhe pa mbrojtje të tij, gënjehemi shumë rëndë se mundë të bëjmë jetë të ndershme, të ndritshme, të qetë, të begatshme e të dinjitetshme! Zgjidhje tjetër më të mirë, unë besoi që nuk ka!

Sa shumë e kanë shkatërruar atdheun tonë, kombin shqiptar dhe shtetin që është fituar me gjakun e popullit në fjalë ata politikan, intelektual të quajtur, klerikë fetarë dhe veteran të rrejshëm të luftës, të cilët nuk i kanë edukuar drejtë e mirë, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet e veta, duke mbetur shkurtpamës, lakmitar të dëmshëm, duke mbetur me dëshirë e vullnet destruktiv, me guxim e urrejtje kundër atëdheut e lirisë, duke mbetur me urrejtje, me inatë dhe me xhelozi, të pasocializuar e të pahumanizuar të pandriquar e të pafisnikruar me dritën e diturisë dhe edukatës së mirë e konstruktive!

Ndikimi i faktorëve të jashtëm si shtytës për të mirë e për të keq dhe për tradhti kombtare, janë mjetet e informacionit, të shkruara dhe audiovizuele, shkolla si institucion edukativ arsimor, familja, rrethi shoqëror, literatura, gazetat dhe qarqet e ndryshme propagandistike pro e antishqiptare, për të cilat ka përgjegjësi morale, kombtare e shtetnore politika e shoqëria jonë. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje