Faik Konica Thoshte dikurë:” Ruje o Zot Shqipërinë nga shqiptarët, se nga hasmi e ruajm vetë”
03. 06. 2015- ripostim
Dëshmorët e mbollën lirinë, horat, hajnat dhe tradhtaret po i zhvatin frytet e saj. Luftën e bënë trimat e atdheut të cilët ranë dëshmor për atdhe e për liri, kurse frytet e sajë po i korrin laraskat e tradhtisë që nuk kanë të ngopur, si lugetërit! Si është e mundur kjo padrejtësi, panjerzishmëri e pangopshmëri e shpiunëve, tradhtarëve, laraskave dhe zhvatësve të atdheut e të popullit, të tolerohet nga populli kjo e keqe tragjike?!
Ata që ishin shpiun e tradhtar, për qudi po i gezojnë tani frytet e lirise që i mbollën farat e sajë dëshmoret e vendit tonë, me gjakun dhe jetën e tyre.
Nuk besoj që ka diku në bote, padrejtësi kaq të madhe sikur në vëndin tonë, që po prodhohet nga akterët politik, të cilët e shkatërruan vendin dhe po i zhvatin marrëzishtë frytet e lirisë që ia lanë peshkesh popullit tonë dëshmoret e këtij vendi, të cilët janë rritë e edukuar në gjiun e popullit shqiptar që i takojnë.
Dëshmorëve të Atdheut që e ulen tokën e tij me gjak dhe po qëndrojnë krenarë nën dheun e kësaje toke, po tentojnë t’ua rrëmbejnë krenarinë ata të cilët nuk e meritojnë fare, sepse mëse paku kane kontribuar për liri e për pavarësi, e mëse shumti kanë penguar e kanë shpiunuar në dëm të qështjes sonë kombëtare.
A e meritojnë këtë padrejtësi, këtë pabesi dhe këtë tradhti, tua bejnë heronjëve tanë, ata që ishin dje, ata që janë edhe sot vetem tradhtar e sahanlëpirës dhe asgjë më shumë e asgjë më pak?!
A e meritojnë ata, që të heshtim ne të gjallët sikur të vdekur, duke shiquar duarkryq përbaltjen e gjakut dhe amanetit të dëshmorëve, duke shiquar varfërinë e skajshme të vendit, duke shiquar punësimin e njëanshem të militanteve partiak e tradhtarëve të tij, duke shiquar shkatrrimin dhe përvetesimin e paligjshëm të pasurisë sonë kombëtare, duke shiquar korrupcinin që e ka zhytë vendin deri ne fyt dhe duke shiquar degradimin e vlerave tona kombetare, humane, morale, sociale e njerëzore?!
Përgjigjur shkurt, nuk ia vlenë dhe nuk e meritojmë si popull ta bartim këtë turp kombëtar e njerëzor, ne të gjallët, që kemi vdekë për së gjalli, duke toleruar shkeljen e gjakut dhe amanetin e bijëve dhe bijave tona më të shtrejtë, që ia dhanë jetën lirisë e pavaresisë, e nuk ia dhanë horave, tradhtarëve, karieristëve, sahanlepirsëve të pangopshmëve dhe lugetërve që rrënuan e po rrënojnë çdo gjë të vlefshme e të levërdishme për vendin dhe për popullin. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!