Cila eshte forca e terheqjes se rrethanave te mira e jo te mira gjate jetes sone?

Sa e sa perpjekjet i bejm ta gjejm forcen apo shkakun e te mirave  dhe jo te mirave  qe  na ndodhin gjate gjithe jetes sone.Ne vazhden e ketyre perpjekjeve, here e fajsojm nje pale e here nje pale  tejter, here  nje rrethan e here nje tjeter, gjithnje duke e nxjerre  veten si te pafajshem dhe te viktimizuar.
Gjate ketyre perpjekjeve, ne vende  qe  t‘i  mbledhim te dhenat pro e kunder neve dhe pro e kunder tjereve, rreth situates ne fjale, grumbullojm te dhena qe flasin vetem ne favor tonin dhe te dhena qe flasin kunder pales tjeter, gjithsesi qe te dalim te pafajshem dhe te viktimizuar nga dikush si fajtor.
Keto te dhena te mbledhura  rreth situates se pakendshme, jane te dhena me shume  subjektive se sa objektive, pa u mbeshtetur ne fakte dhe ne argumente  reale e te verteta, gjithnje duke mashtruar veten tone ne  vazdhimsi, se te kqijat na vijne nga pala tjeter dhe nga rrethanat e kushtet te cilat na rrethojne,  e jo nga fajet e gabimet tona qe behen per shkak te menyres dhe permbajtjes se mendimeve qe i prodhojm.                                                                                                                                                                                                                                         Kur behet fjale  per ngjarjet   dhe rrethanat e mira qe na ndodhin gjate jetes, te gjitha atributet ia pershkruajm vetes si personalitet i afte,  vizionar, largpames dhe punetor, edhe pse shume te mira, jane edhe kontribut  nga perkrahja e tjereve, me te cilet bashkpunojm.
Perpos ketyre orvatjeve kemi edhe perpjekje qe mbeshteten ne” fatin personal”, si per te mirat, ashtu edhe per te kqijat  qe na ndodhin, shprehur shkurt, keshtu e paskam pas fat, apo paska qene  e shkruar.
Per qudi krahas ketyre perpjekjeve, rralle kujt i shkone mendja  se mendimet tona, jane ajo force  magjike e terheqjes se ngjarjeve dhe rrethanave te mira ose jo te mira.
Menyra se si i organizojm mendimet tona, percakton edhe menyren e te jetuarit gjate jetes.Ashtu sikur mendojm, edhe jetojm.
Forma dhe permbajtja e te menduarit tone  na jepe  lumturine, shendetin, pasurine, karieren, miqesine dhe anasjelltas, na jepe edhe jo lumturine, smundjet, varferine, armiqsine, gjelozine,  urrejtjen dhe humbjen e karieres.
Permes te menduarit tone, na  ipet mundesia te kemi, te bejme dhe te jemi gjithqka qe deshirojm, nese kemi vullnet dhe besim te madh, ne ato qe mendojm e deshirojm.Sipas mendimeve, deshirave dhe besimeve tona , do te kemi,do te behemi  dhe do te jemi.
Mendimet tona jane nje force  e madhe terheqese, e te mirave dhe te kqijave qe na ndodhin rreth e rrotull. Sipas permbajtjes qe kane mendimet tona, me te njejtat permbajtje i terheqin edhe ngjarjet te cilat na rrethojn.
Per ti krijuar jetes sone, mrekulli ekonomike, mrekulli te shendetit  fizik e mendor dhe mrekulli  te mardhenjeve tona ne mes njerzve apo mrekulli te shendetit  social, me pare duhet te krijojm shprehi qe te prodhojm mendime, deshira, vullnete dhe besime te mrekullueshme per gjerat qe i deshirojm gjate jetes.
Mendoni, deshironi dhe besoni ne menyr te mrekullueshme, per nje jete  sa me te lumtur…!!!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje