Pse dhe ne cilat raste manifestojme zili e xhelozi?
Kur e humbim besimin ne forcat dhe vlerat tona, se nuk jemi konkurrente ne raport me tjeret, se nuk arrijme dot t´i plotesojme deshirat tona, linde dhe rritet xhelozia tek ne, duke na bere ziliqare te papermbajtur ndaj tjereve. Kjo e keqe na ndodhe, nese nuk jemi ne nivel te pergjegjesise se detyrave dhe obligimeve tona qe na dalin gjate jetes. Kur detyrat dhe obligimet tona i kryjme me ndere, vullnet e pergjegjesi, xhelozia dhe zilia ndaj tjereve nuk kane vende ne shpirtin e mendjen tone, sepse ziline e xhelozine i shnderrojme ne gare per tu´a kaluar tjereve me pune e djerse, me dije e zotesi, me sjellje sa me miqesore e komunikim te sinqert .
Zilia dhe xhelozia mund te shfaqet ndaj vllaut apo motres, te sapolindur, ku ne kete rast duhet te tregojne maturi dhe kujdes te madh prinderit, se si sillen me femijet e tyre, qe mos te lene pershtypje se njerin prej femijeve e favorizojne me shume. Nese xhelozia dhe zilia manifestohet edhe metutje ne mes vellezerve e motrave, pa marr parasysh moshen e tyre, u takon secilit nga ata t´i korigjojne sjelljet dhe veprimet e veta, qe mos ta prishin unitetin dhe harmonine familjare. Sjelljet e veprimet e secillit anetare te familjes, korigjohen duke i kryer detyrat dhe obligimet me pergjegjesi secili anetare ne familje, duke i perfshire edhe prinderit.
Kur nuk kemi diqka qe e deshirojme e tjeret e kane, manifestojme zili dhe xhelozi ndaj tyre, ne vende qe t’i shtojme perpjekjet tona qe ta kemi edhe ne, ate qe e kane tjeret. Nese tjeret triumfojne ne biznes, politike, dije e shkence dhe ne marrdhenie te mira e miqesore me njerezit, ne xhelozojme dhe manifestojme zili ndaj tyre, ne vend qe te ndryshojme mendimet, bindjet, qendrimet dhe sjelljet tona, drejt triumfeve me pune te pandalshme e angazhim te vullnetshem ne konkurence me tjeret. Po ashtu xhelozojme dhe manifestojme zili, ne pamjen fizike te tjereve dhe kur ata marrin me shume se ne respekt, dashuri e vemendje nga tjeret, ne vende qe ta permiresojme edhe ne imazhin tone, permes punes, dijes, sjelljeve tona miqesore me tjeret, gatishmerise per tu ndihmuar tjereve me respekt e dinjitet.
Manifestojme zili dhe xhelozi ndaj tjereve, kure ata i arrijne synimet e veta, korrin suksese te pandalshme dhe per asnje qast nuk dorezohen, kurse ne bejme sehir rreth e perqark duke i perqeshur, perbuzur dhe etiketuar per sukseset e tyre, ne vende qe t´i pervishemi punes,dijes dhe te angazhohemi me vullnet e force, drejte realizimit te synimeve tona gjate je.
Do te ishte ne menqurine tone, te mos manifestojme zili e xhelozi ndaj tjereve, por ta shtojme vetbesimin ne forcat dhe vlerat tona personale, duke i kryer me pergjegjesi detyrat dhe obligimet tona personale.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!