Ti njohim dhe analizojm mendimet tona
Mendimet jane procese psikike qe kane nje force terheqese te cilat na sjellin entuziazem,gezim,kenaqesi,qetesi,paqe e lumturi ne jete. Po ashtu na sjellin edhe hidherim,frikesim,pikellim,nervoze, zemrim dhe gjendje te tensionuar emocionale.
Kjo qe cekem me larte,varet nga ne,se a i lejojme mendimet tona te na sjellin te mira apo te keqija.
Nese ndjeshmerite tona fizike e shpirterore jane te kendeshme, jemi ne nje rruge te mbare te mendimeve.Nese ndjehemi keqe, mendimet tona jane te mbushura perplot energji negative.
Mendimet kane aqe force te madhe, te na ngrisin larte e me larte dhe te na lene, ne nje gjendje te mjerueshme e te turpshme.
Eshte e domosdoshme qe t‘u kushtojm vemendje,atyre mendimeve qe zene me shume vende ne mendjen tone,duke konstatuar se apo na udheheqin drejte lumturise,entuziazmit,gezimit,miqesise,dashurise,respektit,mirekuptimit,tolerances e vetepermbajtjes,a po na udheheqin drejte deshtimeve,inatit,urrejtjes,xhelozise,hidherimit,zemrimit,frikes dhe tensioneve te larta emocionale-afektive.
Sa po ta verejme strukturen e mendimeve tona, kemi mundesi ta nderrojm strukturen e mendimeve negative, ne mendime pozitive.
Gjate jetes,sa me shpesh qe e nderrojme strukturen e mendimeve negative ne ate pozitive,jeta nuk do te na duket aqe e veshtire sa mendohet,por do te jete e lehte fare dhe shume e kendeshme.
Te krijojm ndryshime personale afatgjata e te qendrueshme,eshte e domosdoshme t’i ngrisim standartet tona te mendimeve duke i ndryshuar besimet kufizuese ne mundesite qe i posedojm.Po ashtu duhet zevendesuar strategjite e meparshme te mendimeve tona te ulta e jo efektive, me strategji me te larta e efktive per te jetuar me mire.
Me ngritjen e standarteve personale, kuptojm ndryshimin e sjelljeve, veprimeve,bindjeve, qendrimeve,mendimeve dhe gjykimeve qe jane te pavlevshme per jeten tone,ne ato ma me vlere per te jetuar me mire.
Standartet e ulta per jetese, nuk duhet pranuar si model per me jetuar.Ato duhet t’i ngrisim e t’i persosim pa rreshtur duke ngritur dhe persosur edhe mendimet tona.
Pasi qe respekti dhe dashuria jane emocionet me te bukura,me te forta dhe me te vlefshme, do te ishte e qelluar,e ndershme dhe e domosdoshme per ne, qe mendimet tona te mbushen sa me shume me respekt e dashuri ndaj njerezve, gjerave,ndaj punes e dijes,ndaj drejtesise, moralit e beses, ndaj vetes, familjes e atedheut.
Forca e mendimeve te mbushura me respekt e dashuri ndaj virtyteve me te larta njerezore, do te na beje me te forte, me te lumtur, me te shendetshem dhe me krenare gjate gjithe jetes.
Pa marre parasysh se ne cilen frekuence te mendimeve gjendemi, ndjenjat tona jane ato te cilat na lajmrojne permes ndjeshmerise se tyre te kendeshme apo te pakendeshme, se cfare permbajtje dhe cfare vlere kane mendimet tona.
Po deshem te perballemi me perjetimin e ndjenjave te kendeshme, duhet nderruar frekuenca e mendimeve negative, ne ate pozitive qe ta bejme jeten me te kendeshme e me te lumtur dhe shendetin tone fizik e psiko-social me te forte, permes ballafaqimit me gezimin, entuziazmin, mirenjohjen, krenarine, optimizmin, vullnetin, ngazllimin dhe dashurine ndaje punes,mesimit, dijes, ndaj njerezve,familjes,vetes dhe ndaj jetes. Keto virtyte te larta njerezore, mundesohen nga frekuenca e mendimeve pozitive.
Asnjehere nuk duhet lejuar vetes ato mendime qe na humbin besimin ne forcen dhe vlerat tona personale,sepse te ne krijohet bindja qe nuk mund t’i arrijm dhe nuk i meritojm te mirat e kesaje bote.
Eshte shume e vlefshme per secilin, qe te kemi kujdese e vemendje te shtuar, se ne cilen fushe po i perqendrojm mese shumti mendimet tona,gjithnje duke patur per qellim qe mendimet vazhdimisht e sa me shume te jete e mundur, te perqendrohen ne fushen e gjerave te mira.
Te mirat e kesaje bote nuk arrihen kurre,nese mendimet tona perqendrohen me shume ne fushen e gjerave te keqija.
Po deshem ne,e kemi forcen dhe mundesite,se cilat mendime duhet lejuar te mbizoterojne ne koken tone.Me nje fjale, duhet lejuar te mbizoterojne ato mendime qe merren me gjerat te cilat i duam mese shumti dhe qe jane te domosdoshme e prioritare per momentin.
Per ta bere kete veprim te menqur,me pare duhet dalluar se cilat gjera i duam mese shumti dhe jane me prioritare.Pasi ta bejme kete, mendimet tona fokusohen me tere forcen e vullnetit rrethe asaje qe e duam mese shumti,duke nxitur mendime ide,bindje,sjellje dhe veprime qe ajo te cilen e duam, te realizohet sa me pare.
Ky proces i te menduarit vlene per secilin individ,si per gjerat pozitive ashtu edhe per ato negative, te cilat munde te na ndodhin gjate jetes.Mendimet tona jane force maxhike qe i terheqin ngjarjet dhe rrethanat e mira ose jo te mira.Menyra se si i organizojm mendimet tona,percakton edhe menyren e te jetuarit.Ashtu si mendojm edhe jetojm.
Sipas menyres se te menduarit munde te na ipet lumturia,shendeti,pasuria,kariera,miqesia dhe anasjelltas jo lumturia,varferia,smundjet,armiqesia,urrejtja,xhelozia, humbja e besimit ne veten dhe humbja e karieres.
Keni kujdese me cilat mendime po merreni…!!!
I juaj mesuesi Ise.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!