Sa shume jemi te indoktrinuar me xhepurat e kesaj bote e sa pak perpiqemi ti eliminojm nga koka

 

  1. 12. 2020

 

Derisa te mos i kuptojme mekanizmat infektues te xhepurave,  nuk do te aftesohemi kur  ti identifikojme se cilat rregulla te pejsazhit tone kulturor duhet ti perdorim ne menyre  racionale, sipas vleres dhe rendesise se tyre qe i posedojne, per ta planifikuar jeten dhe per ti organizuar proceset tona jetesore dhe cilat rregullas munden me qene xhepura e asgje tjeter me vlere, qe ti hudhim sa më pare nga perdorimi.

 

Ne i apsorbojme shumicen e ideve, bindjeve, bisimeve e qendrimeve ne menyre jo kritike, jo analitike  e sintetike dhe jo analogjike apo krahasuse, sidomos ne moshen femijrore e cila eshte faze mjafte e gjate e pjekurise, ku disa individ nuk mund ta arrijne pjekurine e plote edhe gjate fazave tjera te  zhvillimit deri ne perfundim te jetes, duke u mjaftuar me rregullat e pejsazhit kulturor, mbushur perplote xhepujra, mes te cilit rriten.

 

Truri yne gjate periudhes se femijerise sipas Vishen Lakhianit;” na bën  nxenes te shkelqyshem, te hapur per çdo pervoje dhe te gatshem per te marr çdo forme qe e dekreton kultura jone”. Ky konstatim i Lakhianit behet gjithnje e më i bindshem kure i rikujtojme pyetjet e shpeshta qe i bejne femijet tane dhe nxenesit duke pytur sistematikishte,  pse eshte kjo e pse ajo,  pse e bere kete e pse ate, çfare na duhet kjo e çfare ajo dhe pytje tjera te panumerta drejtuar prinderve, mesueseve, dhe antareve tjere familjar.

 

Pergjigjet qe i marrin femijet  nga prinderit e tyre e nga antaret  tjere familjar dhe pergjigjet qe i marrin nxenesit nga mesuesit e tyre dhe edukatoret, i pranojne tersishte si te verteta, pa menduar fare se ne mes te atyre pergjigjeve mund te kete  edhe xhepura, qe nuk kane asgje te perbashket me te verteten. Pra ne kete menyre te bllokur rriten e edukohen femija nga kufizimet dhe rregullat e ndryshme qe i kane marr ata  prej prinderve e prej antareve tjere te familjes dhe nxenesit qe i kane marr prej mesueseve e prej edukatoreve te ndryshem, si te verteta,  rregullat qe ata ua kane transmetuar. Me ato xhepura apo rregulla te thata sherbehen femijet dhe nxenesit  gjate organizimit te proceseve te ndryshme te jetes se tyre personale.

 

Edhe une e kam perjetuar si prinde e si mesues betejen e pseheve qe me kane ardhe nga femijet e mij e nga nxenesit, te cileve u kam dhene mesim. Ne kete betej jam mese i bindur se me pergjigjet e mia rreth “pseheve” e “çfareve” te shumta, ka patur mes pergjigjeve edhe xhepura, pershkak te pamundesise time tu pergjigjem sakt e drejte pyetjeve qe më jane drejtuar nga femijet e nga nxenesit  dale prej kurreshtja se tyre.

 

Indoktrinimi me xhepurat e kesaj bote na vije edhe permes  figurave autoritare, te cilet ne i  ndjejme dhe i perceptojme si figura me autoritet, ku ndaj tyre jemi te brishte, edhe ne ato momente kure percjellin xhepura ndaj nesh, qe me qellim kerkojne te na manipulojne me xhepurat e veta, ose edhe ata u besojne atyre xhepurave, edhe perkunder deshires dhe vullnetit te mire qe mund ta kene ndaj nesh.

 

Shembuj te indoktrinimit permes figurave autoritare ka te shumte, si: permes figurave autoritare politike, religjioze, familjare, kulturore, filozofike, historike e shkencore.

Ka ardhe koha tani o kurre qe ti stopojme xhepurat  e kesaje bote dhe ti eliminojme nga koka, te cilave u ka skaduar koha te perdoren edhe metej si rregulla te organizimit te procesit tone jetesor, nese synojme te mos sillemi ne qark dhe te mos i pengojme risite, te cilat jane te domosdoshme per jeten tone dhe proceset e ndryshme te organizimit jetesor.

 

Nevoja qe te ndjehemi pjese e nje grupi  apo nje fisi  dhe deshira qe te pershtatemi me ta  dhe te gjejme siguri më te madhe, me moton “bashk jemi më te forte sesa vetem”, duke e mbeshtetur mbijetesen dhe ekzistencen brenda nje  grupi apo fisi, sado racionale te jene ato veprime, ne mund ti besojme nje grupi apo nje fisi te cilit i bashkangjitemi por nuk do te ishte e menqur qe ti pranojme te gjitha besimet, bindjet, qendrimet e veprimet  qe rrjedhin nga grupi apo nga fisi te cilit i takojme. Veqanerisht atehere kur bindjet, besimet, qendrimet dhe veprimet e tyre jane jo shkencore, te paverteta, jo produktive dhe tersishte xhepura,  nuk duhet pranuar , sepse bijme viktime e indoktrinimit me xhepurat e tyre.

 

Shpeshehere bijme viktim e indoktrinimit te rregullave te thata ngase “ te gjithe veprojne keshtu”. Ky  indoktrinim i besimeve behet permes proves shoqerore e kolektive, per ta liruar veten nga perpjekjet  e mundimshme qe ta zbulojne vete te verteten. Kjo dukuri gjithnje e me shume po perhapet e po jetesohet permes reklamave te cilat menqurishte e perdorin proven shoqerore  qe ti kthjen reklamatoret artikujt e tyre ne skenen e reklamave si te domosdoshem, si te vlefshem  e si cilesor  qe ti perdorin konsumatoret, duke e fokusuar reklamen, “nese shumica e kunsumatoreve i konsumon artikujt ne fjale,  ia vlene edhe une ti konsumoi ato. Ky veprim eshte i mbeshtetur  tersisht ne xhepura.

 

Poashtu indoktrinohemi me xhepura permes humbjes se ndjenjes se  besimit ne vlerat tona personale dhe ne forcen vetanake,  duke fabrikuar xhepura te ndryshme ne raportet  tona  me familjaret, farefisin, miqte,  dashamiret e partnerin.                                                                                             Vishen, ne “kodi i mendjes se jashtzakonshme, mendon se: “Makina kuptim krijuse brenda kokave tona prodhon vazhdimisht domethenje  ne lidhje me ngjarjet e rrethanat qe i verejme ne jeten tone,  veçanerishte kur ato perfshijne njerez, nga te cilet kerkojme respekt, vemendje, mirekuptim e dashuri.

 

Gjate indoktrinimit ne periudhen e femijerise, permes figurave aotoritare, permes nevojes qe te ndjehemi pjese e nje grupi apo fisi, permes provave shoqerore se “ te gjithe veprojne keshtu apo ashtu “ dhe permes ndjenjes se pasigurise ne vlerat tona te brendeshme dhe ne fuqine vetanake, aspak nuk u lëm hapsire te veprojne lirshem e natyrshem, per favore sa më te larta, gjykimet e konkludimet tona, sepse jo gjithçka qe na servohet  nga pejsazhi yne  kulturor mes te cilit jetojme eshte  e vertete, e vlefshme dh e produktive per ekzistencen tone, por shumçka mes tyre ka edhe xhepura apo rregulla te thata e pa pike vlere jetesore.

 

Eshte ne menqurine tone qe ti eliminojme nga koka  xhepurat e kesaj bote , sa më pare te jete e mundeshme. I juaj, mësuesi Isë

 

 

 

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje