Si po duket po mbreteron sasia e jo cilesia ne fushen e krijimtarise shqiptare
31. 12. 2020
Ka më shume sasi apo cilesi piktura, muzika, poezia, proza, drama, humori dhe skeqi ne krijimtarine e kultures shqiptare? Sasia dhe cilesia ia rrisin vleren njera tjetres kur barazpeshohen nga krijusi ne fushen e krijimtarise kulturore. Nese ato nuk barazpeshohen me njera tjetren nga ana e krijusit, e humbin vleren qe e posedojne per konsumatorin.
Fenomeni i ngritjes se kultit personal permes sasise, volumit te krijimtarise e jo permes cilesise se saj, ka depertuar bukur shume ne fushen e piktures, muzikes, dhe veçanerisht poezise, prozes, drames, humorit dhe skeqit, mbushur me gjepura te shumta te cilave u ka skaduar koha dhe nuk premtojne vlera e cilesi per konsumatoret qe u dedikohen. Kure e them kete, nuk mendoi se kane pozicion më te mire edhe fushat tjera te krijimtarise shkencore ne ekonomi, ne bujqesi, ne shendetesi, arsim dhe drejtesi.
Ta orientosh fokusin e punes krijuse drejte sasise dhe drejte ngritjes se kultit personal, e jo drejte cilesise ke rrezikuar shume vlerat e cilesise, duke ia humbur tersishte shijen sasise dhe duke sterkequr e devalvuar tersisht kultin personal.
Krijusit e vemendshem e ruajne barazpeshen e sasise dhe cilesise ne krijimtari, nuk fokusohen fare ne ngritjen e kultit personal, por fokusohen tersisht ne ruajtjen e vlerave, ngritjen e persosjen e tyre ne fushen e krimtarise kulturore e ne ate shkencore.
Krijimi i mbeshtetur ne sasi dhe ne ngritjen e kultit personal e jo ne cilesi, e rrezikon krijusin ti perqafon gjepurat, dokrrat dhe modelet e ndryshme te krijimtarise qe u ka skaduar koha dhe nuk premtojne vlera te duhura per ata te cileve u dedikohet krijimi, pos nje grumbull letrash mbushur me mendime, bindje e besime te thata e te kota, te lidhura mes veti ne nje format libri qe nuk i respekton parimet e hartimit dhe formujlimit te nje libri i cili premton per kohen para lexuseve.
Nese puna e krijimtarise ne pikture, muzike, poezi, proze, drame, film, skeq, humor e ne fusha tjera te krijimtarise shkencore fokusohet ne sasin e botimeve te veprave dhe ne ngritjen e kultit personal, e jo ne cilesine e tyre permbajtesore, e jo ne shoshitjen profesionale te lektoreve recnzoreve e vleresuseve te deshmuar per kete qeshtje, do te grumbullohen stoqe te medha librash e veprash neper vitrinat e librarive tona te cilat do ti mbuloi pluhuri i kohes pa i lexuar askush, sepse krijusi nuk e ka fokusuar krijimtarine te prodhoi diçka me vlere per lexusin dhe per interesat e tija jetesore, por e ka mbingarkuar librin me gjepura e rregulla te thata e me dokrra rreth ngritjes se kultit te tij personal.
Kjo smundje e perhapur nga mendjelehtesia ka vrar ne themel motivin e lexuseve tane duke injoruar ate dhe interesat e tija dhe poroblemet e ndryshme qe i dalin gjate jetes. Qe te bindemi rreth ketij konstatimi, deshmon vershimi konkurent i literatures se huaj neper vitrinat e librit te libraarive tona dhe neper bibliotekat personale.
Krijuseve qe e mbeshtesin krijimtarine e vete mbi sasine e veprave dhe mbi ngritjen e kultit personal e jo mbi cilesine, nuk u mbetet gje tjeter, pos te vetknaqet me letrat e mirenjohjeve qe ua shperndajne ata, te cilet nuk kane kriter as profesionalizem tua ndajne atyre krijuseve, qe vertete veprat e tyre premtojne cilesi e sasi per lexusin, por kriter i tyre eshte veprimi korruptiv, i mbeshtetur ne familjarizem, miqesi e farefisni, komercializem, militantizem partiak e veprime tjera te ulta dhe amorale. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!