Une jam Shote Galica

Pas vrasjes së Azem Galicës Lëvizja Kaçake u shua gradualisht dhe shtypja e terrori serb mori përmasa katastrofike që u reflektuan me shpërngulje masive të shqiptarëve për në Turqi.
Ndërkaq, gruaja e Azem Bejtës, Shote Galica, u arratis në Shqipëri, ku pas 3 vjetësh, më 3 korrik 1927 vdiq në një mjerim të skajshëm.
Në një letër që Shote Golica ua dërgoi autoriteteve shqiptare, posa doli në Shqipëri, pasqyrohet skamja e tmershme ku ishte katandisur gruaja dhe bashkëluftëtarja e Prijësit të famshëm të Lëvizjes Kaçake.
Kjo letër trishtuese flet shumë për ato kohë të vështira por edhe për shqiptarët si popull i vonuar, harrestar e mosmirënjohës.
“Korrik 1924, Shullaz, Krujë *
Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës.
Gjindem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me veti. Janë fëmijët e luftarëve të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetimë.”
*Letra e Shote Galicës është marrë te portali “Konkrete“.
Kete pjese te shkrimit e shkeputa nga shkrimi i Xhafer Shatrit qe ia ka kushtuar trimit tone Azem Bejta, me rastin e 131 vjetorit te lindjes se tij, per ta rikujtuar edhe njehere se sa popull i vonuar, harrestar e mosmirenjohes jemi!
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje