Realiteti politik i politikaneve tane po e provokon te shperthej nje zemrim e revolte e madhe tek shqiptaret

24. 04. 2020

Zemrimi dhe revolta shkaktohet ne ato momente kur personi, familja dhe kombi pengohet ti realizoi deshirat, synimet dhe qellimet qe ia ka vuar vetit per te organizuar jete te dinjitetshme, te begatshme, njerezore e te lumtur.

Ky realitet per te cilin po behet fjale si duket e ka tejzgjate prezencen e tije monotone, torturuse e shkaterruse qe dy dekada me radhe, duke provokuar nga te gjitha anet zemrim e revolte ne nivel individual, professional, familjar, institucional e kombtar, gjithnje duke penguar tersishte qellimin dhe deshiren e tyre te organizojne jete te qete, te begatshme, te lumtur, te barabart dhe te dinjitetshme.

Ky realitet politike po provokon zemrim e revolte ne fushen e edukimit dhe arsimit, ku po devalvohet diturija dhe po korruptohet tersisht ajo duke i stimuluar te padijshmit e duke i injoruar te dijshmit.
Fatkeqesisht ky devalvim qe po prodhon zemrim e revolte eshte perhap ne arsimin parafillor, para univerzitar, univerzitar, postunverzitar dhe deri te niveli akademik. Me nje fjale politizim i tejskajshem, i korruptuar dhe i kriminalizuar i ketij realiteti vital kombetar.

Hiq me pak provokative nuk eshte gjendja e cila po prodhone revolte e zemrim edhe ne shendetesi, ne ekonomi, ne drejtesi, ne bujqesi, ne biznes, ne mjetet e informacionit, ne kulture, ne kuvend, ne qeveri e ne presidence, fatkeqesisht!

Ne secilen fushe provokim e zemrim me bollak, permes situatave qe po i shkakton ne nivel vendi politika ne fjale e cila po e shkatrron me te madhe pasurine e vendit, po i shete pjese te atdheut malit te zi, serbisë e maqedonise, sipas tekave te balozave politik ne fjale, e krime tjera te organizuara.

Kjo politike e brendeshme dhe e jashtme qe po e organozojne balozat tane politik i ka mbyllur syte fare, para nje realiteti gjenocidal qe po i shkaktohet shqiptareve nga fqinjet tane pushtues greko-sllave, te cilet po i provokojne shqiptaret dita dites, permes shantazheve te ndryshme, burgosjeve, vrasjeve, puqeve policore e ushtarake, permes fyerjeve e etiketimeve më monstruoze, qe ta justifikojne para botes e para europes, politiken e tyre shantazhuse e gjenocidale kunder shqiptareve te pushtuar ne trojet e veta, edhe pse bota dhe europa e njohin mire kete realitet te hidhur kunder shqiptareve.

Si mundet te permbahen shqiptaret te mos shperthej zemrimi e revolta tek ta, kur e shohin kete realitet gjenocidal nga pushtuesit tane dhe nga heshtja mortore e balozave politk qe po tregohen aqe indifirente dhe te verbet para ketij realiteti.

Vertete kemi te drejte te zemrohemi masivisht si popull dhe te revoltohemi me kete politike te balozave tane dhe te mos pajtojme kurr me kete realitet te hidhur, qe i ka kapluar shqiptaret si komb, nese vertete nuk kemi deshire te zhdukemi nga kjo faqe e dheut dhe nga trojeve tona shekullore. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje