Mediat shqiptare nuk po i sherbejne informimit real e te sakt por politikes destruktive te politikaneve

12. 04. 2020

Mediat tona per aq sa po duken e kane ne parim veprimin e tyre qe ta fuqizojne pa te drejte politiken destruktive e te korruptuar e cila eshte deshmuar praktikisht ne skenen tone politike per dy dekada me radhe si politike destruktive e shkaterruse per vendin.

Te kunderten e saje e bejne per politikanet opozitar, paten te drejte apo nuk paten ata ne veprimet e tyre, duke ua vuar ne pah vetem te “metat” e tyre permes trillimeve e etiketimeve te ndryshme, sipas deshires se politikaneve pushtetar, te cileve u sherbejne.
Fatkeqesishte mu ne mes te mediave shqiptare qendron e keqja e informimit te pa drejte dhe e imponimit ndaj shqiptareve te nje arti destruktiv te politikes, qe po zhvillohet ne trojet tona ne te dyja shtetet shqiptare dhe ne pjeste tjera te trojeve tona te pushtuara.

Keto mjete te informacionit po shkelin pa meshire ne etiken e gazetarit dhe gazetarise, e cila e ka per obligim te ofroi informacion sa më te drejte e sa më te sakte para popullit, qe ti kuptojne ata dukurite negative, te cilat po zhvillohen ne vend kunder interesave te tyre te perbashkta, qe po e shkelin dhe manipulojne voten e qytetarit, qe abuzohet me ligjet dhe me kushtetuten e vendit, qe nuk mbrohen interesat kombtare, qe instrumentalizohet shteti dhe privatizohet nga nje dore e hekurt te pushtetareve per favoret e veta, qe e ka perfshire vendin korrupcioni, nepotizmi e lloj lloj veprimesh tjera te pushtetareve qe shkojne ne dem te jetes se qytetareve dhe shtetit te tyre.

Qe shkojne ne dem e ne shkatrrim te arsimit, shendetesise, ekonomise dhe ne dem te institucioneve qe e kane per detyre ta mbrojne drejtesine, ligjet dhe kushtetuten.

Ky ves i qoroditur i mediave tona, gazetareve dhe analisteve politik, eshte tersisht shkatrrimtar e perqares mes shqiptareve, i cili po perhapet ne trojet tona dhe e ka mbuluar gati tersishte etiken e gazetarise, gazetarit, analisteve politik dhe mediave, te cilat vesin e qoroditur e kane shnderruar ne parim veprimi, per ti sherbyer politikes sociopate e destruktive, e cila e ka kap shtetin, po manipulon me vlerat e lirise, po shkele mbi gjakun e deshmoreve tane, mbi vujtjet e hallet e shumta te ketij populli dhe po shkaterron çdo gje qe po e gjene perpara. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje