Sjelljet autoritare te politikaneve tane e kane kapur dhe gjunjezuar shtetin e popullin

13. 04. 2020

Politikanet autoritar e kane bindjen e vete te sigurte se jane te pagabushem ne veprimet e veta dhe po ashtu veprimet e tjereve i cilesojne me arrogance te planifikuar si sjellje te gabushme.

Etnocentrizmi i tyre qe e demonstruan per dy dekada me radhe u manifestuar haptas me qendrimin e patundur dhe besimin e sigurte ne vetevete qe posedojne nje superioritet te pazavendesushem me politiken e tyre grupore e partiake, ne aspektin kulturor, edukativ, intelektual, moral, human e kombtar, duke i nenqmuar vrazhde e me arrogance vlerat ne fjale te tjereve.

Kjo bindje autoritare e tyre i ka pruar ne ate nivel qe te sillen me agresivitet brutal duke u mbeshtetur ne paragjykime e thash e theme dhe trillime te planifikuar ne dem te autoritetit te tjereve qe i konsiderojne si konkurent e kundershtar te vete.

Autoritaret, ne shpirte e kane udheheqjen e fuqishme, brutale e shkaterruse, qe shkone drejte nenshtrimit dhe ne dem te atyre qytetareve qe nuk u binden urdherave te tyre dhe qe i kundershtojne keqperdorimet te cilat i bejne ne dem te qytetareve, ne dem te atdheut dhe ne dem te shtetit.

Politikanet tane autoritar, qe dy dekada po imponojne tek qytetari nje besnikri te verbet per ”vlerat” e tyre, edhe perkunder deshires , ata te binden dhe tu besojne atyre “vlerave” si vlera te pazavendesueshme dhe ti pranojne ato pa verejtje e pa kurrfar kritike.

Autoritaret ne fjale me autoritaritetin e tyre, tersishte te korruptuar po manifestojne brutalitet, ndeshkim e dhunim ndaj atyre qytetareve qe guxojne ti kundershtojne pikepamjet, qendrimet , normat dhe sjelljet autoritare te tyre.

Aotoritaret politik kudo ne bote e mese shumti tek ne shqiptaret, preokupim kryesor e kane ta instrumentalizojne, ta kapin shtetin e organet e tij shtetnore per te dominuar opsolutishte mbi qytetaret, mbi partite tjera opozitare dhe ne dem te tyre duke manipuluar shtetin, ligjet dhe Kushtetuten e shtetit.

Autoritaret politik, ne mendje, ne shpirte, ne zemer e ne gjak e kane dinakerine, cinizmin, armiqesine dhe shkaterrimin e pasurise se perbashket kombtare, per leverdite e qoroditura te veta. Kete dobsi kriminale e deshmuan per dy dekada me radhe politikanet tane autoritar. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje