Njerezit e mekateve dhe njerzit e virtyteve kane dallime te medha mes veti

1. o4.2020

Mekataret e kan shprehi jetesore te shkelin mbi rregullat e krijuara njerezore humanitare, morale, intelektuale, profesionale, institucionale dhe fetare, te cilat jane te sanksionuara edhe meligj e kushtetute.

Kjo kategori njerezish qe fatkeqesisht nuk jane te pakte ne mesin e shoqerise dhe ne mesin e politikes sone, jane te prirur ti shkelin e mos ti perfillin te gjitha rregulla, parimet dhe ligjet qe jane te denueshme nga ana e shoqerise dhe parimeve e ligjeve qe i ka krijuar vete shoqeria.

Mekataret shfrytezojne, keqperdorin dhe shkaterrojne çdo gje qe u vije per duarsh edhe pse veprime te tilla jane te ndaluara dhe te sanksionuar me ligj e me kushtetute shtenore te nje kombi.

Mekataret vjedhin, mashtrojne, turperojne, dhunojne, vrasin dhe çdo krim jane te gatshem ta bejne, pa marr parasysh pasojne qe vijne prapa.

Ne kundershtim me mekataret keqbers jane njerzit e virtyteve te cilet me asnje asnje kusht, me asnje çmim dhe ne asnje rrethane nuk i bejne sjelljet dhe veprat e mekatareve keqbers.

Kjo kategori njerezish eshte e paisur me nje force te paster shpirterore, emocionale ,edukative, humane, intelektuale e kombtare, pra me nje force qe qone drejte sjelljeve te mira njerezore, morale, sociale, profesionale, politike dhe fetare.

Kjo kategori njerzish posedon me virtytin e dashurise per atedhe, per liri, per unitet, per bashkim te trojeve, per drejtesi, per respekt ndaj atyre qe japin kontributin e vete kombetare e profesional.

Posedon virtytin humane e social, posedon gatshmerine tu dale ne ndihme tjereve qe kane nevoje, posedon gatshmerine per sakrifice ne favor te tjereve, shtetit, atedheut dhe ne favor te lirise e te kombit.

Kjo kategori njerzish interesat e veta personale nuk i realizon me asnje kusht e me asnje çmim dhe ne asnje rrethane ne dem te ineresave te tjreve apo ne dem te interesave shtetnore, kombetare dhe ne dem pjeseve te atedheut.

Ne nderin tone individual, familjar dhe kombetare eshte qe te behemi njerez te virtytshem, e jo kurr njerez mekatar, sepse mekatet heret ose vone do ti paguajm shtrejte si indid, si familje edhe si komb. Mekatet e kane haraçin e madhe te pageses. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje