Perqarjen mes politikaneve e militanteve te tyre partiak, i kemi paguar e po e paguajm shtrejte

30. 03. 2020

Aty ku ngrit koke perqarje, padrejtesia e hasmeria mes politikaneve dhe militanteve te tyre, aty ku merr hov krimi i organizuar, nepotizmi dhe korrupcioni, aty ku njeriu per njerin behet ujk, siq po ndodh ne vendin tone, nuk ka jete te barabart, nuk ka zhvillim e mirekuptim, nuk ka tolerance e bashkpunim, rrespekt ndaj njeri tjetrit dhe nuk ka as shtet, pos shkatrrim e falimentim.

Si po duket keto mbrapshtira te politikaneve tane, po perhapen edhe te simpatizantet e tyre ne menyren edhe më te vrazhde, duke kaluar dita, dites perdorimi i tyre si mjete kryesore, permes te cilave po organizohet jeta e perditshme perplote konfrontime, mosmarrveshje e kunderthenje ne dem te nivelit njerzor te te jetuarit.

Mendjemadhesia dhe veset e ndryshme vetshkaterruse qe i permendem me larte, te cilat egzistojne tek politikanet tane dhe militantet e tyre partiak, synim e kan ta ngulfatin frymarrjen e lire dhe jeten normale te njerezve e angazhimin e tyre njerzor, te cilet konsiderohen si pengese e plotesimit te interersave te tyre te ulta e jo njerzore.

Nuk eshte aspak mire, as e ndershme nga ana e politikaneve qe i kemi ne balle dhe nga militantet e tyre, ta deshmojne para popullit te vete e para botes vrazhdesine e tyre, se ata i bashkon mes veti vetem interesi, kariera, korrupcioni, krimi i organizuar dhe nepotizmi, siq e kane deshmuar e po e deshmojne qe dy dekada me radhe.

Ligesine e perqarjes mbi baza fetare, politike e regjionale, vrapin pas interesit dhe karieres ne dem te qeshtjes sone kombtare dhe shume vese tjera e te qoroditura te politikaneve tane, i kemi paguar neper kohe dhe po i paguajme shume shtrejte si popull e si komb edhe sote. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje