Nuk po ecim ne trend me kohen

8. 01. 2021
Ne shqiptaret kemi nevoje urgjente per ndryshime te medha e sistematike, nese nuk deshirojme te mbesim perjetesisht prapa botes dhe sherbtor te saj, e te presim mëshiren sa na japin tjeret, nese nuk deshirojme te sillemi ne te njejtin qark te prapambetjes e te merremi me thash e theme, me pune te kota, me pune te liga, me etiketime te tjereve, me perqarje e urrejtje mes veti, duke harruar tersisht se kemi mbete ne gjendje te mjere emocionale, shpirterore, intelektuale, politike, morale, fetare, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, shtetnore e kombetare.
Sa shume kohe dhe energji humbim kot duke u marr me thash e theme, me pune te tjereve, me etiketime e pune tjera te liga e perplote me vese, thua se punet tona i kemi vuar ne dyzen, thua se ne nuk kemi t`meta fare dhe vese tjera te liga e te merremi me veteveten, thua se nuk kemi nevoje aspak per ndryshime personale, familjare, institucionale, shtetnore, politike, fetare, kulturore, historike e shkencore, te cilat as perseafermi nuk i kemi me nivelin e te arriturave qe i ka bota!
Pavaresia jone personale, familjare, institucionale, shtetnore e kombtare ne raport me boten dhe ndervaresia, qe manifeston pjekurine tone te duhur emocionale, intelektuale, morale, sociale, humane e kombtare, te marrim nga bota aq sa kemi aftesi ti japim asaj, qendron ne nivel shume te ulte, i cili kerkon urgjentishte te permiresohet nga ana jone personale, familjare, institucionale e kombtare, qe te mos mbesim shume mbrapa e te behemi gazi i botes. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje