Sekretet për të jetuar gjat dhe i lumtur

  1. 01. 2021

Sipas hulumtimeve shkencore të Hektor Garcias dhe Francesc Miralles që i kanë bërë me njerëz të cilët kanë jetuar më shumë se 100 vite, kanë ardhë në përfundim se shkaktar i jetëgjatësisë  së tyre ishte të kuptuarit e jetës përsonale, pasja e një misioni të caktuar për jetën përsonale, braktisja e kotësisë gjatë të jetuarit, lumturia e të qenurit i zënë me obligimet jetësore dhe mënyrës së të jetuarit që ia kanë përcaktuar vetës, ikja nga monotonia, konfuzioni dhe paqartësia e të jetuarit.

Nga këto të dhëna marr prej intervistimit të atyre që kanë jetuar më shumë se 100 vite, është theksuar mëse shumti lumturia e tyre që ishin të zënë me obligimet e mënyrës së vetë të të jetuarit që ia kanë përcaktuar vetëvetës dhe kuptimi i qëllimeve të të jetuarit, shfrytezimi racional i bukurive të natyres, shfrytëzimi i ajrit të pastër dhe rrezeve të diellit, ecja e qetë nëpër natyrë, ushtrime të lehta trupore, lojra të përbashkta gjatë kohës së lirë me familjarët, me të afermit, me miqësinë e me shokët e shoqet dhe me dashamirë të ndryshem. Zgjerimi i miqësisë, bashkpunimi i sinqert me ta dhe permiresimi i raporteve mes tyre.

Po ashtu tek të intervistuarit ka dalë në pah edhe menyra e ekuilibruar e të ushqyerit, ngopja jo më shume se sa 80% e organizmit me ushqime te ndryshme, ikja nga përdorimi i shumte  i yndryrnave, mishit, duke mbizotruar ushqimi vegjetativ, pemë e perime të ndryshme dhe qajna te bimeve  me theks te veqan te perdorimit te qajit te gjelbert, gjum te rahatshem  dhe pushime te kendeshme e te mjaftushme.

Nga te gjitha keto hulumtume shkencore qe i kane bere  me 100 e më shumë vjeqarët, Hector Garcias dhe Francesc Miralles kane konstatuar se tek këta individ 100 vjeqaresh, gjate intervistimit nuk eshte manifestuar stress i pakontrolluar, ankth apo frike e paarsyshme, mëni, inate ndaj tjereve, urrejtje, xhelozi e zili dhe shenja tjera te kriminalitetit, drogimit, narkomanise, prostitucionit e lloje te ndryshme amoralitetit, anti humane, antisociale e antinjerezore, te cilat vese jane shkaktarët më te medhej te degjenerimit shëndetësor, shpirtëror, emocional, moral, social e kombtar dhe shkaktaret kyq te mplakjes se hershme dhe vrastar te jetegjatesise.

Keto vese te qoroditura qe u permenden më larte e ushqejne me te madhe tensionin e larte te gjakut, shqetesime te medha emocionale, e shkaktojne diabetin, aritmine e zemre, ithatin ne lukth, yndyren ne gjake, infarktin, sulmin ne tru, tumorin dhe kancerin, smundje te cilat na e marrin jeten para kohe, duke na marre lumturine jetes, duke na shkaterruar shendetin dhe duke na plake para kohe. I juaj, mësuesi Isë

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje