Mos ta vrasim prap veten e pasardhesit me voten tone, siq e vrame per dy dekada me radhe

  1. 01. 2021

Nuk eshte mire aspak, nuk eshte as menquri ta vrasim prap veten e pasardhesit me voten tone duke i votuar ata qe e kane trupin si gjog e trurin si zog, nuk eshte mire ti votojme ata qe e kane gojen, dhembet dhe barkun e Rinoqerandit, te cilet e kulloten, e zhvaten dhe e bagluan token e nentoken e trojeve shqiptare, ata te cilet e varferuan dhe e masakruan popullin shqiptar shtetin dhe  atdheun e tyre, ata te cilet ua vodhen dhe ua vrane shpresen gjeneratave tona te reja, qe e kane kape koken ne duar per tu tretur rrugeve te botes me shpresen qe ta sigurojne buken e gojes per vete e per familjaret e tyre, duke i zbrazur tmerresisht e me nxitim shtepite e trojet tona.

Nuk eshte mire as menquri ta vrasim veten e pasardhesit tane prap me voten tone duke i votuar te korruptuarit, nepotistet, karieristet, zhvatesit, organizatoret e krimit politik, ekonomik, arsimor, shendetesor e juridik, te cilet kane organizuar e po organizojne veprime e lojra te ndotura kriminale ne dem te kombit shqiptar dhe votes se tij permes KQZ-es, pasoje e kapjes dhe mosfunksionimit te shtetit, shkaktuar nga Gjykata PRONTO dhe PAN e shtetit te Kosoves e cila eshte mbushur me gjykates prontiste e paniste, te cilet e vrasin drejtesine per interesa te qeveritareve prontist e panist, te cilet jane emruar nga ata neper vende kyqe per ti mbrojte interesat e veta te ngushta e shume te ulta dhe te panjerzishme e kriminale.

Kushtetuta jone si akte themelor i shtetit, e hartuar me qellim per favore te apetiteve te prontisteve dhe panisteve, eshte e mbushur me tmeta e mangesi aqsa nuk mundet te funksionoi drejte e sakte, si nje kushtetute e vertete dhe e drejte shtetnore.                                                                         Eshte e ndershme, e qelluar, e domosdoshme dhe e menqur nga ana jone ti votojme ata qe i mbrojne interesat kombtare, drejtesinë, barazinë, ata qe e mbrojne shtetin, atdheun dhe kombin ne pergjithesi, e jo ata qe i shkaterrojne te gjitha. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje