Sa është e nevojshme për trupin tonë gjimnastika po për aq është edhe për trurin

15. 01. 2021
Në thënjen klasike:” mendja e shëndosh në trup të shëndosh” ka mençuri të madhe e të thellë, sepse për aq sa është i nevojshëm për ne, trupi e mendja, po per aq eshte i nevojshem per ne edhe shendeti e mosplakja e tyre e hershme. Mirëmbajtja e shëndetit të trupit e trurit tonë mundësohet përmes ushtrimeve sistematike gjimnastikore. Ushtrimet sistematike trupore dhe trunore e ruajnë, e mirëmbajnë, e transformojnë trupin e mendjen tone dhe e mbrojne nga mplakja e hershme, poashtu e shtojnë edhe vitalitetin e jetëgjatësinë e tyre dhe vitalitetin dhe jetëgjatësinë tonë në përgjithësi.
Është vërtetuar shkencërishte se një mendje e ushtruar, aktive, fleksibile dhe e aftë për të funksionuar nëper kohë rreth të nxënurit apo të mësuarit, eviton plakjen e hershme të trupit e te mendjes sone dhe e shton jetëgjatësin e tyre. Ne te kunderten mendja e pa ushtruar, jo aktive, jofleksibile dhe e pa afte per te funksionuar neper kohe, mplaket më shpejte, humb energjine dhe aftesine per te mesuar dhe e humb jetegjatesine e vete dhe trupit tone.
Mungesa e ushtrimeve gjimnastikore e trupit dhe e mendjes sone e humb shendetin e tyre, e shpejton mplakjen e hershme, e humb energjine dhe e perkeqeson gjendjen fizike, gjendjen shpirterore, emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale e kombtare te mendjes e te trupit tonë. Si rrjedhoi e kësaj dukurie, lindë kërkesa e domosdoshme që të shtojmë perkujdesin tone rreth mirembajtjes se trupit e trurit, permes ushtrimeve gjimnastikore e sistematike, nese ua deshirojme, mos mplakjen e hershme, sterkeqjen, devalvimin, humbjen e energjisë, vitalitetin dhe jetëgjatësinë e tyre dhe tonën.
Ithtari i ushtrimeve mendore neurocientisti Shloma Breznitz e mbron pohimin që: “Truri ka nevojë për shumë stimulim që të qëndroi në formë”. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje