Disa prej shkaqeve te sjelljeve devijante te nxenesve ne shkolle

Nese drejtoria ne bashkpunim me pedagogun e psikologun e shkolles dhe ne bashkpunim me mesimdhenesit e familjaret e nxenesve, nuk bejne perpjekje te organizuar ne menyre profesionale nen udheheqjen e pedagogut dhe psikologut, t’i kuptojne sa më drejte shkaqet e sjelljeve devijante te nxenesve ne shkolle, rrezikojne shume ne permiresimin e sjelljeve te tyre, ne uljen e autoritetit te vete rreth ndikimit te mirefillt ne organizimin e procesit edukativ-mesimor, ne ftohjen e mardhenieve nxenes-mesimedhenes, ne uljen e autoritetit qe e posedon shkolla dhe ne zvoglimin e mundesive te saje qe te edukoi, formoi e te pergatis personalitete te zhvilluara per nje jete me te mire e me te begatshme dhe më te frytshme per nxenesit.
Nese ftofen mardheniet nxenes-mesimdhenes, efekti i punes edukative e mesimore do te ulet fare dhe mesimdhenesi do te bie ne ato pozita, ku autoritetin e vete e mbeshtet ne veprime te ulta, permes ndeshkimit te nxenesve me nota te dobta, apo anasjelltas permes vleresimit jo objektiv e te duhur dhe permes sjelljeve te ndryshme e te pamatura ne raport me nxenesit, gjithnje  pa u perpjekur fare qe te kuptoi gjendjen e nxenesit i cili ka ardhe ne nje pozite te palakmuar e devijante, ti themi me sjelljet e veta, dhe arsimtari brenda mundesive te veta  ti ndihmoi nxenesit qe ta tejkaloi ate gjendje te papershtatshme momentale. Per ta realizuar kete objektiv mesimdhenesit, eshte shume e veshtire pa ndihmen e drejtorise dhe ndihmen profesionale te pedagogut e psikologut te shkolles.
Mesimedhenesi qe mbeshtet autoritetin e vete permes ndeshkimit te nxenesve me nota te dobta e me masa tjera jo adekvate dhe nuk bene perpjekje fare ne bashkpunim me pedagogun dhe psikologun e shkolles qe ti kuptoi shkaqet e sjelljeve devijante te nxenesit dhe tu ndihmoi sa do pak atyre ne menyre profesionale sipas udhezimeve te pedagogut e psikologut ne bashkpunim, per ti nxjerr nxenesit nga ajo gjendje jo e lakmuar, per te cilen mese paku jane fajtor nxenesit, humb tersisht misioni i shejte qe duhet ta posedoi vazhdimisht mesimdhenesi.
Sa me shume qe perhapet neper shkollat tona dukuria e ndeshkimit te nxenesve permes notes, apo shperblimit shkel e shko permes saje, e masave tjera jo adekvate ndeshkuese, jo veteme qe nuk mbrohet fare autoriteti i mesimdhenesit, jo vetem qe nuk mbrohet shejnteria e misionit te tij por autoriteti i tije dhe i shkolles ne pergjithesi do te rrenohen tersisht, duke shkaktuar edhe me shume sjellje devijante tek nxenenesit ne shkolle e gjetiu.
Nxenesi i ndeshkuar me masa jo adekvate dhe me veprime te ulta jo profesionale, ne nje menyre apo tjeter nga mesimdhenesi apo udheheqeisa e shkolles, doemos do te manifestoi sjellje agresive ne deme te disiplines ne shkolle, ne deme te ineteresimit per mesim, ne dem te raporteve nxenes arsimtar, ne dem te raporteve mes shokeve e shoqeve dhe ne dem te ruajtjes se inventarit shkollor dhe sanitarise se shkolles ne pergjithesi.
Ai qe eshte mesimdhenes i mire bene perpjekje te vazhdueshme ne bashkpunim me pedagogun e psikologun e shkolles t’i kuptoi sa me shume e sa me drejte shkaqet e sjelljeve te secilit nxenes, qe tu dale ne ndihme atyre ne bashkpunim me sherbimin professional te pedagogut e psikologut te shkolles, sipas nevojes qe kane nxenesit, per ti nxjerr sa do pak nga pozita e tyre jo e lakmuar e cila shkakton sjellje devijante te tyre.
Mesimdhenesi i mire, merr informacion te mjaftushem per gjendjen dhe rrethanat e nxenesit ne familje e ne shkolle nga organet profesionale e udheheqese te shkolles, per te kuptuar shkaqet e ndikimit  qe rrjedhin nga familja e nxenesit e cila mund te mos i posedoi dy prinderitse apo njerin prej tyre, a i ka te divorcuar prinderit  mes veti, si qendrojne raportet mes tyre, e mes femijeve, si eshte gjendja shendetesore dhe ekonkonomike ne familje dhe si eshte gjendje shendetesore e vete nxenesit, po ashtu merr informacion edhe per raportet e nxenesit me shoke e shoqe e shkolle dhe  mes arsimtareve tjere, qe te kete nje qasje më profesionale e më pedagogjike ndaj kesaj kategorie nxenesish qe kane nevoje per nje perkujdesje te veçant e profesionale pedagogjike e psikologjike.
Shume nxenes kane probleme te ndryshme psikologjike e pedagogjike qe shkaktohen per shkak te frikesimeve, hidherimeve, pikellimeve, zemrimeve te ndryshme dhe per shkak te tensioneve emocionale dhe streseve te jetes se tyre, te cilat jane te domosdoshme te kuptohen drejte nga ana e mesimdhenesit qe te kete nje qasje me te perkushtuar e me te kujdesshme ndaj nxenesit, sipas udhezimeve profesionale te pedagogut e psikologut te shkolles.
Mesimdhenesi i mire duhet t’i kuptoi dhe ti respektoi dallimet e ndryshme mes nxenesve per nga inteligjenca e tyre, per nga talenti, motivacioni, deshira, aspirata dhe kurreshtja ne procesin e mesidhenjes dhe mesimnxenjes, qe ti trajtoi më profesionalisht veqe e veqe secilin dhe tu jap kurajo e force me te madhe per mesim e per jete atyre, gjithnje mbeshtetur ne rekomandimet profesionale qe dalin nga pedagogu e psikologu i shkolles e jo sipas bindjeve subjective e te rastit per nxenesin.
Mesimdhenesi i mire bene perpjekje qe te kuptoi sa me shume e sa me drejte, se nder shkaqet e sjelljeve devijante te nxenesve ne shkolle, mujne me qene menyra e perkujdesit familjar ndaj femise se tyre, kualiteti i punes se mesimdhenesit ne lendet mesimore, menyra e sjelljes se tyre si mesimdhenes e si edukator, numri i madh i nxenesve neper klase, inventari i dobte shkollor, mungesa e kabineteve shkollore dhe paisjes se tyre me mjete te duhura mesimore, niveli i pastertise e i ngrohjes ne shkolle, regjistrimi, vlersimi, notimi dhe kalimi i nxenesve pa respektimin e kritereve te duhura pedagogjiko-psikologjike, menyra se si udhtojne nxenesit me ardhe ne shkolle, menyra e funksionimit apo mosfunksionimi te sherbimit pedagogjik e psikologjik ne shkolle, i cili eshte deinstaluar fare nga institucionet tona edukativo-mesimore dhe shume e shume faktor tjere qe ndikojne ne menyren e sjelljes se nxenesve ne shkolle, pa fajin e tyre.
Te gjithe keta faktor qe u permenden me larte, ndikojne ne nje menyre apo tjeter ne formimin e personalitetit, tipareve dhe karakterit te nxenesve, te cilat manifestohen permes sjelljeve te tyre dhe per çudi ne fund te fundit, pa fajin e nxenesit, mese shumti fajsohet, perbuzet, lehet pas dore dhe ndeshkohet nxenesi, permes notes e ndeshkimeve tjera jo edekvate, jo profesionale, apo vlersohet shkel e shko me nota positive aspak objektive, qe eshte nje  padrejtesi e madhe, e cila i behet nxenesit ne dem te lirive dhe te drejtave te tija personale.
Lexuesi im i dashur, nese je ne poziten e nxenesit apo studentit, perpiqu me forcen tende qe ta perballosh ndikimin e faktoreve te shumte te cilet u permenden me larte, ne menyren me progresive. Nese je ne poziten e prindit, beje me te miren e mundeshme, qe ti rrisish dhe ti edukosh sa me mire e sa me drejte femijet tu. Nese je ne poziten e mesimdhenesit, kryje me ndere e me perkushtim detyren tende profesionale pedagogjiko-psikologjike. Nese je ne pozita udheheqese prej atyre me te lartat e deri te ato me te ultat qe i perkasin lemise edukativo-mesimore, duke perfshire dhe ministrine e arsimit ne nivel vendi, beje nje udheheqje qe i ploteson te gjitha kriteret bashkohore, per aqe sa te kesh mundesi ne duarte tuaja, qe udheheqja te shkon ne favaor te institucioneve e jo ne deme te tyre. Te shkon ne favor te mesimdhenesve, te nxenesve dhe ne favor te  gjithe stafit punues e udheheqes neper keto institucione te kesja lemije, qe mos ti perfshije anarhija, papergjegjesia, mos puna, intervencat, korrupcioni, lidhjet familjare e farefisnore dhe lidhjet partiake, te cilat po ia humbin per dite e me shume autoritetin  e ketyre institucioneve dhe imunitetin, per ti perballuar dukurite devijante te cilat po ndikojne me te madhe ne menyren e edukimit te nxenesve tane neper shkolla e fakultete.
I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje