U bene 2 vite kur u mireprit armiku i shqiptareve VUÇIÇ, sukur pritet miku nga kryeministri i Shqiperise
Analistet shqiptare qe i bene vizites se armikut shqiptar Vuçiç ne Tirane dhe diskutimeve te tija per Kosoven, i gjasonin endrres se gomarit kur ujqit e hanin gomarin e ai mendonte se mos eshte enderr.
“Oratoria” politike e kryeministrit shqiptar Edi Rama, per fqinjesi te mire e per paçe me Serbine e fqinjet tane pushtues, dokumentoi edhe njeher politiken tone kombetare, ne Shqiperi e ne Kosove qe po e luan rolin e te neneshtruarit ndaj pushtuesit, poshtruesit dhe vrasesit te kombit shqiptar dhe trojeve te tyre.
Vrasesit Vuçiç, sado qe i beri lutje nenshtruese, kryeministri Rama per fqinjesi te mire e per paqe me Serbine, vrasesi ne fjale si ne Beograd e si ne Tirane manifestoi qendrimet e tij prej arroganti dhe ia beri me dije Ramosit e ramoseve tjere shqiptar se “Kosova eshte pjes e Serbis” dhe” ne nuk do ta trajtojm ndryshe ate”. Ate qe e tha Vrasesi ne Beograd e ne Tirane, po jetesohet dita dites ne realitetin e Kosoves me amini e politikaneve Kosovar dhe nenshtrimin e tyre ndaj hasmit siq u nenshtruan edhe politikanet e shtetit tone Ame. Vrasesi i shqiptareve po kerkon te jetesohet sa me pare “Asociacioni i Komunave te serbeve” vrastar te Kosove, popullit shqiptar dhe vrastare te shtetit te saje, permes nje” mini shtetit serb” “bombe” shperthyse, mes shtetit te brisht kosovar. Ne kete “asociacion” po kultivohet nje politike vrastare per shtetin e Kosoves e per popullin e saje. Kjo u deshmua edhe me eshtrat e Herojt tone qe nuk i lejuan serbet e Serbija vrastare, fashiste te nderohen me ceremoni ushtarake te forcave tona mbrojtese, varrimi i eshtrave te Isa Boletinit, te cilin e vrane po keta vrastar te tipit Vuçiç, Millosheviq, Sheshel, Rankoviq e qetnik tjere me radhe, qe nuk jane ngope kurr me vrasjet, torturat e dhunimin e shqiptareve. Ne shtetin e Kosoves po hyne e dalin qetniket serb pa kurfar portokoli dhe shetisin neper shtetin tone, jo shtet, duke e shar e duke e perbuzur sa her qe tu ipet rasti te flasin diku, duke fyer popullin dhe nenat shqiptare te ketij populli. Per qudi kjo avanture e Serbise fashiste, po perkrahet edhe nga UNMIK-u, edhe nga EULEKSI i Europes, edhe nga trupat franqeze te NATOS. Po keta qetnik te “Asociacionit te Komunave serbe” ne Kosove, po qesin kushte per armatimin e forcave tona mbrojtese dhe po kerkojne edhe nje divizion ushtarak te vetin serb, qe ta mbrojn ushtarakisht “asociacionin” e komunave te tyre.
Pas gjithe asaj rremuje, pas gjakderdhjes se 15.000 viktimave, pas dhunimit e perdhunimit te 20.000 grave e vajzave shqiptare nga soldateska e Serbise fashiste, prap se prap analistet tane politike shqipfoles, politikanet dhe misionaret shqipfoles te paqes, shpresojn ne endrren e gomarit, e nuk e shofin realitetin qe ujku po na e dermit trupin si komb e si shtet dhe na ka ardhe deri tek qafa.
“Rroft” kryeministri shqiptar i Shqiperise qe i beri mikepritje te madhe armikut te shqiptareve nga Serbija fashiste! “Rrofshin” misionaret shqipfoles e politik te paqes, qe po e ndertojne paqen me fqinjet tane gjelate te paqes dhe gjelat te kombit shqiptar e trojeve te tij!
Lexuesi im i dashur, mos u befaso me kete realitet politike tonin kombetar, sepse antivlerat po ua zene vendin vlerave njerezore e kombetare dhe tradhtaret, lakmitaret, te pandershmit e zuzaret, po ua zene vendin atdhetareve, altruisteve, humanisteve dhe te ndershmeve, qe jane shpresa e ardhmerise sone komnbtare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!