Çdo plan i punës sonë dështon nëse ai nuk është i përgatitur mirë nga përbërja logjike dhe emocionale e tij
11. 11. 2026
Një plan pune pa përbërjen e tij emcionale mbetet i ftohtë dhe nuk krijon motivim për punë të mëtejshme tek secili hartues i tij apo grup sosh. Ndërsa në anën tjetër planit që i mungon logjika përbërëse e realitetit të punës apo natyra që i shkon përshtati planit në fjalë, mbetet i parealizueshëm. Një plan pune për të patur sa më shumë suksese, medoemos duhet të ketë një ekuilibër midis komponentes logjike dhe emocionale të tij. Logjika siguron strukturën e planit, përcakton burimet e tij, kohen e fillimit dhe përfundimin, hapat konkret dhe matësit e suksesit. Plani pa logjikë është thjeshtë një dëshirë e parealizueshme.
Përbërja emocionale e planit e siguron energjinë e tij, vlerat e planit dhe ndjenjat që lidhen me punën dhe që e krijojnë përkushtimin, rezistencën ndaj vështirësive që dalin dhe vështirëson lidhjen me tjerët. Pa emocion plani nuk ka “shpirt” dhe njerzit do të ndjehen të shkarkuar ose të mbingarkuar nga plani. Nëse mungon logjika, plani dështon, sepse nuk mund të zbatohet në kohë të vështira dhe nuk krijon bashkpunim njerëzor. Plani i punës i përbër nga këto dy komponente nuk ka mundësi të dështoi dhe ai plan mund të përdoret për të gjitha llojet e punëve të ndryhme, biznesore, kulturore e shkencore.
Një plan pune i strukturuar mbi ekuilibrin midis logjikës dhe emocioneve, është një model univerzal që mund të zbatohet në çdo fushë të krijimtarisë kulturore, historike e shkencore. Megjithatë, dështimi mund të ndodh nëse ekuilibri thyhet:
1. Nëse mbizotron vetëm logjika: Plani bëhet i ngurtë, i papërshtashëm për ndryshime të shpejta njerëzore ose ndryshime të shpejta teknologjike dhe nuk arrin të krijoj vetbesim apo vizion.
2. Nëse mbizotron vetëm emocioni, plani bëhet i paqëndueshëm, pa kontrollin e burimeve dhe pa një bazë të vërtetë të realitetit, gjë që qonë në rrëzimin e projekteve në momentin e parë të vështirësive etj. I juaj mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!