Patriotizmi dhe ilimunizmi i klerikut Hafiz Ibrahim Dalliu, shembull i rrallë për klerikë dhe për intelektual të sotit
Këtë shkrim e kam postuar përherë të parë në vitin 2014
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte klerik i devotshem kombetar e ilimunist, ishte publicist, shkrimtar, perkthyes, atedhetar i vendosur dhe mesues i dashur. Ky burrë i rrallë për shkak të devotshmërisë së tij patriotike, ilimuniste dhe fetare, u denua me burg të përjetshëm nga qeveria pushtuese e Perandorisë Otomane turke, në bashkpunim me tradhtarët e kombit dhe fanatikët fetarë.
Denimin ia shqiptuan në emër të asaj, që po lufton kundër Zotit dhe po qetë bidate apo adete krye në vete mbi fenë e Muhamedit.
Kudo në shkrimet e ketije kleriku manifestohet ndjenja e ilimunizmit, ndjenja patriotike e kombetare dhe ndjenja e pastër e besimit në Zot, si një shembull i rrallë:
që nuk e kanë sotë klerikët fetar dhe intelektualët e akademikët tanë.
“Shkollë o rrezja e Perëndisë.
Ti ia ke qelë syte gjith njerëzisë. Bëni dhe djemtë tanë të hollë,
Shkollë, shkollë, dritë o shkollë”.
Ky patriot, ilimunist e fetar i devotshëm, në shkrimet e tija manifestonte urrejtje të madhe ndaj të gjithë pushtuesëve, e sidomos ndaj turqeve për kohen, duke pershkruar barbarizmat e tyre i cili thonte:
” Pushtuesit tanë nëpër shekuj na ropën, na varfnuan, na korrën, na prishën moralin dhe na hasmëruan në mes veti, përmes feve e sekteve të ndryshme fetare”.
Per pushtuesit pansllavist, ky burr kombi, lirie, dije dhe feje, e shprehte ketë revolte duke iu drejtuar Zotit, sot nuk e drejtojnë kokën politikanët dhe klerikët tanë fetar drejtë Zotit:
“Zot, kulqedrës se pansllavizmit
Humbi kryet një orë e më parë,
Shuje zjarmin e barbarizmit
Ketij kombi mos ti mbetet farë”.
Po kete mllef ky klerik dhe intelektual shqiptar, e shprehu edhe ndaj Evropës, që i manifetonte padrejtësitë e saje ndaj popullit tone, siq po i manifeston edhe sot:
“Se Evropa deshi me u tallë.
Me një anë na bëri shtet me veti
E me tjetrën anë lakmi për veti”.
Edhe pse pavaresine e Shqiperise e njohën me 29 korrik 1913 ambasadorët e Londrës, per popullin shqiptar ishte një goditje shum e rëndë për procesin e levizjes se bashkimit të shqiptareve. E deformuan zhvillimin normal e te natyrshem të shoqerisë tonë, duke penguar perfundimisht zgjidhjen e qeshtjes kombetare, për ti bashkuar katër vilajetet në një shtet të vetëm kombetar, ku jasht kufijëve të shtetit shqiptar, mbeten 2\3 e popullsise dhe rrethe 62% e teritorit shqiptar. Për të cilat vilajete nuk e qanë kokën askush prej politikanëve tanë që po veprojnë në ditët e sotit, Fatkeqësishtë!
Ky intelektual i devotshem dhe klerik fetar, kishte një bashkpunim të fortë me klerikët e devotshem intelektual e kombetar të fesë krishtene, i cili e mbronte idene rreptesisht se bashku me ta, kunder ndasive fetare e krahinore, ku shprehej:
“Ne shqiptarët jemi të tanë vllazën gjaku, vllazën gjuhe dhe vllazën atedheu”. Priftin thoshte ai, “unë e kam vëlla”.
Ne shkrimet e këtij intelektuali dhe fetari të devotshëm, goditën pa meshirshem elementët anti kombetar, fanatikët fetar që vepronin në dëm të unitetit kombetar, ku të gjithë këta i cilesonte si:
“Shifarak, Xhahil, firaun, halldup, dy ftyrsha apo të paftyrë fare, mburraveca dhe hajdutë”.
Për të cilët e shprehte mllefin në këtë menyre, duke iu drejtuar Zotit në mënyren më të sinqert fetare:
“Zot tradhtarëve as një orë
Mos u raft puna në dorë
Se Shqiperinë e bëjne horë- pershesh”.
Vërtetë sotë po e bëjnë horë Shqipërinë më shum seq e kanë bërë horë më parë! Lexuesi im i dashur, patriotizmi, diturija dhe besimi i devotshëm ne Zot, janë pjesë të pandashme të proceseve individuale, familjare, fetare dhe kombetare. I juaj, mësuesi Isë
Shiko më pakPostim i përbashkët

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!