Dallimi mes njerzëve narcistë dhe jo narcistë, të dashuruar apo jo të dahuruar me vetëvetën

08. 11. 2026

Dalimi kryesor mes këtyre njerzëve qëndron tek empatia dhe tek mënyra se si ata e shohin veten dhe tjerët. Narcistët apo të dashuruarit sëtepërmi me vetëveten kanë nevojë të lartë për admirim nga tjerët, ndërsa atyre u mungon empatija ndaj të tjerëve, sepse besojnë se ata janë më të rëndësishëm se tjerët. Në të kundërtën njerzit jo narcist kanë aftësi për të kuptuar ndjenjat e tjerëve dhe për ti respektuar ato. I pranojnë natyrshëm gabimet e veta dhe e kanë një vetvlerësim të shëndetshëm e të natyrshëm, i cili nuk varet nga dominimi mbi tjerët. Nuk duhet harruar për asnjë qast se është aftësi shumë e dobishme për ne që ta mbrojmë më parë qetësinë tonë përsonale mentale e pastaj të mendojmë edhe për qetësinë përsonale të tjerëve.

Mund të vërejmë lehtë dallimin mes njerzëve narcist dhe njerzëve të natyrshëm, gjatë vëzhgimit të tyre se si reagojnë ata në situata të ndyshme, kurë nuk marrin vëmendje nga tjerët aq sa duan ata, ose kurë duhet të kërkojnë ndjesë nga tjerët. Një person jo narcist mund të kërkoi ndjesë nga tjerët nëse ata i ka shqetësuar me ndoj sjellje të vetë dhe ai e ndryshoi sjelljen e vetë që e ka bërë ndaj tjerëve. Ndërsa një narcist, nuk kërkon falje, por shpesh tenton ti fajsoi tjerët ose ti minimizoi ndjenjat e tyre që i përjetojnë ndaj sjelljeve të ndryhme jo të përshtatshme nga tjerët. Një person jo narcistë mund të ndihet i lënduar por ai reflekton mbi kritikën. Ndërsa një narcistë shpesh reagon me zemrim, me mbrojtje të tepruar ose duke sulmuar personin që e ka provokuar me sjelljet e veta.

Në një bisedë, personi i shëndetshëm të dëgjon me interes dhe përpiqt që ta kuptoi përspektivën tënde. Ndërsa një narcist shpesh e kthen bisedën tek vetëvetja duke të përdorur ty thjeshtë si një audiencë për tu treguar për arritjet e veta përsonale. Mardhënjet me të tjerët dallojn mes narcistëve e atyre jo narcistë. Njerzit që nuk u duhen asgjë, për narcistët nuk janë të vlefshëm, ata shpesh janë shumë të sjellshëm me njerzë të pushtetit, ndërsa janë shumë arrogantë me njerzit që nuk janë në pushtet. Narcistet shpesh duan ti kontrollojn njerzit dhe situatat rreth tyre, që të sigurojn gjithçka që të shohinn sipas dëshirës së tyre të pavarur. Reagimi ndaj kritikës është një nga mënyrat më të qarta për të dalluar një person të shëndtshëm nga një narcist.

Një personi të shëndetshëm, nëse i thu që të ka lënduar ose që e ka bërë ndoj gabim ndaj teje, ai mund të ndihet i turpëruar dhe do të ndjehet keq ndaj teje dhe kërkon falje atij që është lënduar nga sjelljet e tij. Ndërsa me një narcist, në vend të reflektimit do të hasish në një nga këto reagime e sulme, në vend të kërkim faljes, përpiqen tua hedhin fajin e vet të tjerëve. Fajet e veta i minimizojnë dhe i rrisin fajet e tjerëve. Përsoni i shëndetshëm e sheh kritikën si mundësi për të rritur mardhënjen dhe komunikimin me tjerët, ndërsa narcistët këtë e shohin si sulm ndaj tyre etj. I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje