Sa shume vlere per ne ka emocioni i gezimit
Gezimi shfaqet atehere kure posedojme shendet te mire fizik, intelektual, e social. Shfaqet kure arrijme suksese te ndryshme ne jete e posaqerisht ne karieren tone profesionale. Shfaqet kure i dojme, i respektojme, bashkpunojme dhe i mirekuptojme tjeret, duke dhene kontributin e perbashket ne mesin tone shoqeror. Shfaqet kur kemi raporte te mira familjare, kure kemi femije te shendetshem e perparimtar dhe raporte te mira bashkshortore. Emocioni i gezimit shfaqet edhe kur posedojme pasuri te paster, e cila fitohet permes djerses dhe rrugeve legale njerezore e angazhimit personal, mbushur plote vullnet. Shfaqet kur jemi te beses, te ndershem, human, te guximshem dhe atdhedashes. Gezimi dhe krenaria shfaqet me intenzitet te madhe, atehere kur pranohen nga tjeret vlerat tona personale dhe kontributi dhene per veten, per familjen, per tjeret dhe per kombin. Per me arrite gezim sa ma shume gjate jetes, duhet te mendojme e te punojme pa nderprer, qe te kemi shendet sa ma te mire dhe ta mbrojme ate, te arrijme suksese te ndryshme gjate jetes, t`i dojme, respektojme, bashkpunojme, mirekuptojme tjeret dhe ta apim kontributin e perbashket me ta ne mesin tone shoqeror, te formojme raporte te mira familjare e bashkshortore, te posedojme pasuri te paster, qe fitohet me djersen e ballit dhe rrugeve legale njerezore, te japim kontributin tone per veten, per familjen, per tjeret dhe per kombin.
Lexuesi im i dashur aty ku nuk ka gezim, ka smundje, varferi e mjerim, ka telashe, shqetesime, frike, zemrim e hidherim, ka urrejtje, xhelozi, inate, perqarje e vrasje pa kuptim, ka padituri e tradhti deri ne fatkeqesi. Ah sa kenaqesi e menquri do ishte, te perpiqemi gjate tere jetes , te kemi sa me shume gezim e krenari. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!