Prapa çdo veprimit tone qendron dhembja ose kenaqesia

Veprimet tona qe i bejme gjate jetes na karakterizojne si njerze te mire apo jo te mire.
Ne grupin e njerzeve jo te mire bejne pjese tradhtaret, lakmitaret, kriminelet, vrastaret, dhunusit, trafikusit, alkoholistet kronik, te droguarit, rrenacaket, vjedhesit, te korruptuarit, te pamoralshmit dhe xhelozet. Prapa ketyre veprimeve jo njerezore qendron ndjenja e kenaqesise te njerezve keqberes, e jo ndjenja e dhembjes, keqardhjes dhe turpit.
Ne grupin e njerzve te mire bejne pjese te gjithe ata qe nuk i posedojne keto vese te liga e te shemtuara, qe i bejne njerzit keqberes. Ndjenja e kenaqesise se njerzve te mire eshte e lidhur me veprimet mireberse, kurse ndjenja e dhembjes, turpit dhe e keqardhjes, me veprimet keqberse.
Ja disa shembuj qe i karakterizojne njerezit e mire dhe njerezit e kqinje: Ka njerze qe e japin jeten e vete, per ta shpetuar te tjereve, per ta fituar lirine dhe per ta mbrojtur ate e atedheun. Ka njerze qe e japin pasurine e çdo gje te gjalle, me e mbrojte nderin e vete, te familjes dhe nderin e tjereve. Kurse ne anen tjeter ka njerze qe e mbrojne jeten e vete duke ua marr jeten e tjereve. ka njerze qe interesat e veta i plotesojne ne dem te tjereve, shkelin mbi moralin e vete dhe mbi moralin e tjereve per leverdi e per kariere. Ka edhe shume raste tjera per te mire e per te keq, qe i karakterizojne njerezit e ndryshem. Prapa te gjitha ketyre veprimeve te mira apo jo te mira qofshin, qondron dhembja ose kenaqesia, si force shtytese prapa veprimeve qe i bejne njerzit.
Nese ndjenjat e dhembjes dhe te kenaqesise i perdorim si miqe tane dhe si miqe per tjeret, nuk do te na lejojne kurr te bejme vepra te liga, vepra te pandershme e te shemtuara ndaj vetes, ndaj familjes e ndaj tjereve.
Lexusi im i dashur, sa ma shume qe kujdesemi se me cilat veprime tona e lidhim ndjenjen e kenaqesise dhe te dhembjes, po per aqe tregohemi njerez te mire, te vlefshem, te dashur e perparimtar per veten, familjen dhe per kombin. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje