Ishin popull biblik Iliret apo i bënë popull biblik pushtusit romako-bizantin

Dyshimi rreth njohjeve tona na ofron më afer te vertetes. Njohjet rreth te vertetes per te cilen behet fjale, si ne kete rast per popullin ilir biblik, jane njohje subjektive dhe objektive. Njohje subjektive jane, sepse dalin prej kapacitetit dhe pervojes, qe e posedon personi i cili flet per nje te vertete.
Kapacitetet dhe pervojat e individeve jane te niveleve te ndryshme nga te cilat rrjedh njohja.
Njohja eshte objektive, pa marr parasysh nga i cili vie ajo, sepse bene fjale per nje realitet te caktuar momental si tani ne shkrimin tim qe po dyshohet se ishin apo jo popull biblik Iliret. Njohjet tona subjektive e objektive, per aq sa i ofrohen pershkrimit real te nje realiteti,per te cilin behet fjale, po per aq jane te verteta apo afer se vertetes.
Para se te pushtohej Iliria nga romako-bizantinet, populli i saje Ilir, thuhet se i perkiste besimit pagan. Personazh kryesor i Bibles, e cila ne permbajtjen e saje flete per vlerat e krishtenizmit ishte Jezu Krishti, i cili mendohej se kishte prejardhje jevreje e jo Ilire, kryesisht banor i Jerusalemit, jo banor i Dardanise.
Perkrahes i Jzu Krishtit dhe propagandues i ideve te tija, mendohet se ishte Shen Pali, edhe ky me prejardhje jevreje, i lindur ne nje qytet te Konstantinopojes i regjistruar si qytetar romak e jo qytetar Ilir. Krishterimin mendohej se e kishte perhap ne gadishullin Ilir se bashku me perkrahsit e tije Shen Pali si akter kryesor, per te cilen veprimtari thuhet se eshte burgos ne burgjet e pushtetit Romak, jo te pushtetit Ilir dhe nuk ka dale i gjalle prej aty ku eshte burgosur. Legalizimi i Krishterimit eshte bere ne fillim te shekullit 4, kryesisht ne vitin 313 nga pushteti romak, jo nga pushteti Ilir. Ky legalizim eshte bere afer 300 vjete pas pushtimit te Ilirise nga romaket, jo pas pushtimi te Romes nga iliret.
Tani vertet linde pyetja dhe dyshimi ?! Ishin Iliret popull biblik apo u bene te tille, pas pushtimit te romako-bizantineve? Pyetja tjeter linde: Ndertimin e kishave te para ne Gadishullin Ilirik, e bene romaket apo iliret? Ato kisha te para, u ndertuan me stilin romak, bizantin apo me stilin Ilir?
Nese kishat e para ishin ndertuar nga Iliret dhe te stilit Ilirik, pse kishat tjera ishin ndertuar edhe nga stili romak dhe nga ai bizantin, te cilat udhehiqeshin nga kleri katolik romak dhe nga kleri ortodoks bizantin, e jo nga kleri biblik i popullit biblik Ilir? Pasi qe populli Ilir ishte popull biblik, ateher cila ishte arsya e ketij populli, te ndahet ne popull me besim fetar ortodoks, te perfaqesuar nga kisha ortodokse Bizantine e lindjes dhe ne popull fetar me besim katolik, qe perfaqesohej nga kisha katolike e Romes ne perendim?
Lexusi im i dashur, nese gjitha keto te bema ishin kontribute te Ilirise dhe Ilireve si popull biblik, linde pytja tjeter, se Iliret ishin pushtus te romako-bizantineve, apo romako-bizantinet dhe sllavet ishin pushtues te Ilirise e ilireve ? I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje