Çdo perpjekje e gabuar qe e hudhim poshte, eshte mundesi te ecim edhe nje hap perpara

Me doemos duhet kaluar friken, se mos po gabojme gjate marrjes se vendimeve. Nuk ka dyshim se do te gabojme, gjate marrjes se disa vendimeve per ta ndryshuar statusin tone jetesore dhe veteveten. Po ashtu nuk ka dyshim se do te marrim zemer e guxim ta ngrisim veten e jeten, larte e më late kur marrim vendime të shpeshta ne kete drejtim.
Njerezit e sukseseve nuk presin kurr, se do te marrin gjithmone vetem vendime te drejta gjate jetes, por vendosin pa marr parasysh se çfar vendimesh marrin, te jene elastik, fleksibil, t`i shikojne pasojat vemendshem, te mesojne prej tyre dhe t`i perdorin mesimet e nxjerrura qe te marrin vendime më te mira herave tjera.
“Suksesi vertete eshte rezultat i gjykimit te mire. Gjykimi i mire eshte rezultat i pervojes dhe pervoja eshte shpeshehere rezultat i gjykimit te gabuar”. ” Eksperiencat qe duken te keqija apo te dhimbshme, disa here jane më te rendesishme, sepse kur njerezit deshtojne, fillojne te mendojne e te bejne dallime te tjera qe e rrisin cilesine e jetes se tyre, duke mesuar nga gabimet e mëparshme”.
Sado te volitshme qe mendojme se jane modelet e tjereve per ta ngritur veten e jeten ne fusha te ndryshme, sado qe ato modele i marrim si shembull dhe mund te na kursejne vite mundimesh e te na mbrojne te mos fundosemi ne ujvarat e jetes, jane disa momente te rendesishme qe duhet te marrim vendime, te cilat dallojne nga modelet e tjereve.
Ata qe mesojne nga pervoja e tyre personale, edhe periudhat te cilat i kane konsideruar gjate jetes si më te veshtira, do tu behen më te shkelqyera permes dhenjes se informacioneve te vlefshme, qe te marrin vendime më te mira ne te ardhmen dhe per t`i permiresuar e ndergjegjesuar sa më shume mendimet e veprimet e veta.
Lexusi im i dashur, duhet kaluar friken, se mos po gabojme gjate marrjes se vendimeve, sepse do te marrim zemer e guxim ta ngrisim larte e më larte veten dhe jeten. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje