Betim i mjekeve mbi etiken e Hipokratit apo mbi plaqkitjen

Niveli i ulte i ndergjegjesimit profesional te mjekeve tane, niveli edhe me i ulte i kontrollit dhe percjelljes se punes qe ata e bejne, pa pergjegjesia dhe anarhija totale ne sherbimet mjekesore dhe ne sherbimet tjera publike, ne vende qe ta jetesojne sa me realisht betimin mbi etiken e Hipokratit, po ndodh e kunderta e ketij betimi dhe dita dites po shendrrohet ne plaqkitje te hallegjinjeve me shendetin e tyre, nga ana e mjekeve.
Edhe pse shumica e pacienteve nuk i kane as mundesite me te vogla ta bejne pagesen e kontrollit me qmime super te larta dhe blerjen e barnave po ashtu me qmime te egra, me gjithate mjeket plaqekites, kerkojne lloj lloj analizash, duke i frikesuar pacientet hallegjinje per smundjet e tyre, i paten apo nuk i paten fare ato smundje, i paten apo nuk i paten mundesite per ti plotesuar kerkesat plaqkitese qe dalin nga ana e mjekeve plaqkites, te cilet punojne ne punen e shtetit por plaqkitjen e bejne neper ordinancat e tyre private, duke uzurpuar vende pune e duke plaqkitur me dy duart pacientet e tyre.
Nese shkon te mjeku i zemres, ai vie ne perfundim ose duhet vuar stendat ne zemer ose shkoj jeta, edhe pse ka patur raste qe nuk iu ka dashte ai intervenim pacientit. Keshtu e ke tek mjeku i vesheve, i fytit, keshtu e ke tek mjeku i lukthit e i mushkerive. Keshtu e ke nga te gjitha anet, tek te gjithe mjeket, me ndoj perjashtim te rralle, ku e shfrytezoi rastin ti falenderoi perzemersisht ata! Tani ne kete katrahure, ku askush, askujt nuk i jep pergjegjesi per sjelljet e veta ne pune, dreq e gjysem te del hesapi me shendetin tende, ne kete varferi e papunesi, ne kete padrejtesi e pabarazi ne çdo fushe te jetes, ku dikush ka shume e dikush hiq.
Lexusi im i dashur, shumica e mjekeve e kane harruar betimin ne etiken e Hipokratit, duke e shendrruar ate betim ne plaqkitje te pacienteve, kuptohet me pak perjashtime. Per qudi, pabarzi e plaqkitje ne shendetesi, ne arsim, ne drejtesi, ne ekonomi, nuk ka mbete hapsire ne mesin tone kombtar, pa i fut hundet plaqkitja, keqperdorimet dhe pabarazia. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje