Kam ra në hall kujt t`i duartrokas, të ha edhe unë e te rras derisa të plas
Ciles prej partive politike shqiptare duhet t`i servirem ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Serbi e ne mal te Zi dhe tu duar trokas, te ha sa ma shume per veti e sa ma shume te rras?!
Vertete kam ra ne hall, t`i servirem PDK-s e LDK-s e tu duartrokas, qe te ha perveti derisa te ngopem e derisa te plas, edhe pse keto parti i shperblyen serbet e Kosoves me “Serbska Zajednicen” dhe ia falen mbi 8200 hektare toke malit te Zi, pa e logoritur, qe kane mbete nene pushtim te tije Plave e Gusi, Ulqine, Hot e Grude dhe ter Malesia e Madhe, ku e ngriti flamurin tone kombetar, Dede Gjon Luli dikure?! Sa kam ra ne hall, te servirem pas atyre dhe tu duartrokas, te ha e te rras vete, se neser kam me vdeke, qe ua dhane maqedoneve mbi 4000 hektar toke, edhe pse ma teper se sa gjysma e teritorit maqedon eshte teritor shqiptar, i mbuluar me shqiptar?! Te servirem e tu shkoj pas PDK-s e LDK-s dhe tu duartrokas, edhe une te ha e te rras, derisa te plas, edhe pse LDK e PDK, deri dje ishin kundershtar te perbetuar mes veti, e tani ma te korruptuarit, te cilet hajne e pijne sebashku, duke e shkaterruar dhe shitur vendin, me ndihmen e aleancave dhe dallaverave te ndryshme! Tu servirem politikaneve tane shqiptare te te gjitha trojeve tona, andej e ketej kufijeve, qe ua kthyne shpinen per interesa te veta shqiptareve ne serbi, ne mal te zi , maqedoni, dhe greqi, me politiken e tyre vetevrasese antikombetare, duke i lene ata ne meshiren e kasapeve te serbise, malit te zi , maqedonise dhe greqise, nga te cilet nuk guxojne te marrin fryme lirshem, te flasin e te mesojne shqip dhe te jetojne lirshem ne trojet e veta, duke synuar ta marrin edhe jugun e Shqiperise dhe Veriun e Kosoves.
Lexuesi im i dashur, mos ma shihni per te madhe, qe kam ra ne hall, se kujt t`i duartrokas, sepse edhe mua mu ka mbush mendja te gjeje rruge tani e tutje, te ha sa ma shume e te rras, derisa te plas! I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!