Isa Thaçi 16. 03. 2020, 10:33

Isa Thaçi
16. 03. 2020, 10:33

Hipokrizia eshte maske e hipokriteve te cilet shtiren sikur jane njerez te ditur, te menqur, te mire, te virtytshem, human, te moralshem, te dashur e kombtar, me qellim qe ti genjejne, ti mashtrojne, ti shfrytezojne dhe ne fund ti presin ne bese tjeret, per interesa te ulta personale.

Sa shume na duhet te kemi kujdese dhe te ruhemi nga veprimet e hipokriteve!

Hipokritet mbajne qendrime me shume fytyra dhe asnjeher nuk e zbulojne fytyren e vertete te tyre. Ata nuk jane te çilter, te sinqerte, te dashur, te drejte, human, nuk jane atdhetar, fetar dhe as te ndershem, por shtiren si te tille nene masken e hipokrizise gjate jetes se perditshme te tyre.

Hipokritet qendrojne large asaj qe e thojne, kurse gjenden te maskuar ne mes te asaje qe e bejne. Ato qe i thojne hipokritet ne skenen politike, fetare, intelektuale e kombetare, nuk kane asgje te perbashket me realitetin e veprimeve te tyre, perpos maskes per ti fshehe veprat e liga, te pandershme e kriminale, qe i bejne praktikishte kunder tjereve, kunder atdheut dhe kunder shtetitit tone.

Nuk do te ishte aspak njerzore as ne nderin tone personal, familjar e kombetar, te jetojme e te veprojme si hipokrit, mbeshtjellur me masken e hipokrizise dhe tu shkojme prapa hipokriteve, e tu dalim krah atyre ne dem te interesave tona, ne dem te pasurise se perbashket kombtare, ne dem te atdheut dhe ne dem te shtetit tone e ne dem te kombit ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje