Kush e shkakton perqarjen ne politiken tone kombtare
Perqarjen, urrejtjen, mos mirekuptimin e mos bashkpunimin mes politikaneve e shkaktojne niveli i ulte i diturise, edukates, besimet e bindjet ndryshme regresive dhe niveli i ulte i transformimit te karakterit e personalitetit te politikaneve tane, te cilat bijne ndesh me interesat e pergjithshme kombtare e shtetnore.
Egoizmi ekstrem, karierizmi, mendjemadhesia, mos respekti, mos toleranca, niveli i ulte kombtar e njerzor, mungesa e aftesive dhe shkathtesive te organizimit te puneve te ndryshme politike dhe puneve tjera me interes shtetnore e kombtar e politikaneve tane, perpos perqarjes sjelle edhe deme tjera ndaj atdheut.
Mungese e njohurive dhe shkathtesive e politikaneve tane per nje organizim te mirfillte te punes per te cilen jane pergjegjes, mungesa e ndjenjes dhe shpirtit sakrifikus tek ta, per lirine dhe pavaresine e vendit, per mbrojtjen dhe perforcimin e shtetit tone, nuk sjelle gje tjeter perpos perqarjes, keqperdorimit te pasurise se vendit, perivatizimin e ligjit, kapjen e shtetit e korrupcionin ne te gjitha sferat shtetnore.
Ambicjet e ulta, mungesa e motivimit, guximit, vullnetit, mungesa e njohurive e aftesive profesionale dhe mungesa e deshires per tu perballe me problemet e ndryshme politike e shoqerore brenda e jashte vendit, jo vetem qe shkaktone perqarje, por shkakton edhe deme te pariparushme per vendin e per shtetin tone.
Derisa te binden secili prej politikaneve tane ti eliminojne te gjitha dukurite negative e veset e ndryshme te qoroditura dhe dersa populli heshte para krimeve te tyre, do te pasojne varge e vije deshtimet e tyre kudo e kurdo ne te gjitha fushat, shoqeroro-politike e shtetnore.
Ky mentalitet qe po e demonstrojne politikanet tane, dhe analistet politik ne jeten e perditshme, jo vetem qe po sjelle perqarje, kofuzion, mosmarrveshje, frike e mjegullnaj, por po sjelle ne menyre katastrofale varferi ekstreme ne popull ,po sjelle presion te madh qe rinia jone dhe pjesa më vitale e popullit te ike sa më pare nga atdheu i vete nga shpresa e .
E verteta dhe politika parimore e politikaneve tane eshte krejtesisht e abuzuar dhe krejtesishte e huja per ta, pa u ndergjegjsuar per asnje qaste, se per aqe sa perqafohet e verteta, menquria dhe primet univerzale politike , po per aqe do te kete sukses politika ne nivel shtetnore e kombtar dhe nuk do te kete vende per perqarje e ngatrresa mes tyre, pos konkurences se mirfillte.
Eshte e nevojshme sa me pare seciln politikan e per secilin njeri ta beje bashkimin shpirtnor, me deshiren dhe vullnetin qe ta rrisim e kultivojme sa me shume dijen e kulturen, edukaten e miresjelljen, ta kulrtivojne vetedijen per unitet kombetare dhe ta kultivojme shprehine e organizimit dhe sakrifices per liri e per Atedhe.
Po jetesimin e parimeve univerzale ne politike nga ana e politikaneve dhe pa eliminimin e veseve te qoroditura, vesin e lakmise se egersuar e te pasocializuar dhe vesin e turpshem te tradhtise se tyre, nuk do te kete kurr suksese dhe arritje te nderyshme per te cilat ka nevoje vendi, populli dhe atdheu i yne.
Eshte koha e fundit per politikanet tane qe sa me pare ta bejme bashkimin shpirtnor e emocional te tyre, me deshiren e motivimin, qe ta rrisin e kultivojne, ne radhe te pare dijen e edukaten e vete, kulturen kombetare, morale, humane e sociale, ta rrisim e kultivojme shprehine e punes, respektit, mirekuptimit, tolerances , dashurise dhe sakrifices per interesa kombetare, per unitet e bashkim dhe per liri e pavaresi te vendit tone. I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!