Aty ku politika e devalvon dhe e perqmon arsimin lindin pasoja te medha politike, ekonomike, shendetesore dhe mbrojtese tek ai popull, si :

-Vdekja e pacienteve ne duar te mjekeve, te cilet jane bere mjeke shkel e shko,
-Ndertesa qe shemben e shkatrrohen ne duar te ingjinjereve, pa i perfunduar ato, apo sa t`i perfundojne ne munges te njohurive te tyre, -Pasuri qe devalvohet, shkaterrohet dhe humb fare, ne duar te ekonomisteve dhe financiereve, qe nuk jane pergatitur si duhet,
-Shkaterrim i etikes njerzore dhe humanizmit duke filluar nga politikan te ndryshem, intelektual e klerik fetare, si produktë i arsimit te dobte, te devalvuar dhe te perqmuar nga politika udheheqese e arsimit,
-Drejtesi qe humbet, neperkembet dhe poshtrohet, ne duar te gjykatesve e prokuroreve, te pergatitur e te licencuar nga kushdo e nga te korruptuar qe shesin diplama e tituj si ne treg,
-Mos mbrojtje e rendit shtepiak, shtetnor e ligjor nga policia e ushtria e korruptuar e vendit, kur shkelet rendi, ligji e kushtetuta,
-Poshtrim i tregtise dhe bizneseve nga keqperdorimet e ndryshme, permes biznismeneve te kriminalizuar,
-Shkatrrim i rregullave familjare, bashkshortore dhe shkelje mbi ato rregulla, per shkak te mungeses se edukimit te mirefillte te qytetareve,
-Shkaterim total i natyres dhe pasurise se saje, te cilen e ka dhuruar ajo gratise per qytetaret e vendit, per shkak te mos socializimit, humanizimit te lakmise dhe egoizmit,
-Shkaterrim i roperteve ndernjerzore, perhapja e urrejtjes, xhelozise, lakmise, shpiunazhes, tradhtise dhe perqarjes mes popullit, mes intelektualeve, politikaneve e mes klerikeve fetar mbi baza politike, fetare e regjionale dhe vellavrasje per cikrrima te vogla, me motive te ulta njerzore, per shkak te programimeve te vjetruara, demoluara e te deformuara neper kokat tona, – Shkaterrim i raporteve etike, humane, sociale, kulturore e shkaterrim i beses shqiptare dhe fjales se dhene e tjera dukuri negative te shemtuara, si pasoje e devalvimit dhe perqmimit te arsimit ne nivel kombtar. I juaj, mësusi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje