Njeriu që vetëm për vete punon, është si një dru që pemë s’lëshon-N.F
22. 09. 2024
Kjo thënje e autorit në fjalë, nënkupton përsonin që punon vetëm për të përfituar përsonalisht, i cili nuk e qanë kokën për ti ndihmuar tjerët, pos plotësimit të interesave të tij të ngushta. Pra autori në fjalë, përshkruan egoistët dhe të pangopurit fare, në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo thënje pasqyron edhe rëndësinë e ndarjes së pasurisë me tjerët dhe rëndësinë e ndihmës për të varfërit, që të rritet e të përhapet solidariteti e ndihma sa më shumë mes njerëzve.
Shumica e njerzëve punojnë vetëm për vetën e tyre për shkak të individualizimit të theksuar dhe konkurencës në shoqëri. Kjo sjellje mund të jetë rezultat i një fokusi të madh në arritjen e suksesit përsonal dhe po ashtu pasurisë përsonale, duke lënë pas dore solidaritetin dhe ndihmën ndaj tjerëve. Në shoqërinë tonë shqiptare ekzistojnë bukur shumë kategori të tilla njerëzish, që fokusohen vetëm për plotësimin e interesave të veta dhe rritjen e pasurisë së tyre përsonale.
Në karakterin dhe në përsonalitetin e tyre disa individ mund të jenë më të përqëndruar në arritjen e qëllimeve përsonale më shumë, se sa në arritjen e qëlimeve kolektive e kombtare, sepse janë më pak të ndjeshëm ndaj nevojave kolektive e shoqërore, edhe pse nuk mund të ekzistojnë pasuritë e tyre pa konsumin shoqëror dhe kolektiv. Kjo sjellje egoiste, mund tu shkaktoi atyre mungesë bashkpunimi dhe solidariteti me të varfurit dhe me komunitetin në përgjithësi, ku si paoj mund të shkaktohet falimentimi i bizneseve të egoistëve në fjalë nga konkurenca e altruistëve të pasur në treg. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!