Ecni, vishuni, shoqërohuni, mendoni, punoni, dhe mësoni me dinjitet, ju nxënës e studentë të dashur
Nuk është mirë të ecim si të mposhtur nga hallet dhe brengat tona jetësore, duke përkulur trup e krahë dhe duke ulur kokën zvarrë, por është mirë të ecim me dinjitet, kokën lartë, me trup e krahëror drejtë, pa pranuar pa asnjë qast mposhtjen që na imponojnë brengat dhe hallet tona jetësore.
T`u shkëlqejnë rrobat në trupin tuaj nga mirëmbajtja higjenike dhe hekurosja e tyre edhe nëse janë të vjetruara dhe t`u shkëlqejnë flokët, fytyra dhe buzë e dhëmbë me plot dinjitet, juve nxënës e studentë të dashur.
Sa e suksesshme dhe e lumtur do t`u bëhet jeta nëse dini të shoqeroheni me të tjerët, t`u buzëqeshni sinqerisht atyre, t`i trajtoni urt e ëmbël inferiorët, t`i nderoni me dinjitet e jo me servilizëm superiorët, të jeni të lumtur e plot ngazëllim në meset familjare, shoqërore, në punë dhe në mësim. Me një fjalë krijoni atmosferë optimizmi dhe disponim të mirë duke përdorur edhe humorin kudo që të jeni.
Nëse për ndonjë moment mbeteni të vetmuar, qëndroni sa me të kthjellët, të buzëqeshur, fishkëlloni duke emituar melodi të ndryshme dhe në fund krisnja ndonjë kënge që ta kënaqni shpirtin tuaj. Me një fjalë luajeni ronil e njeriut të lumtur nëse doni të formoni shprehi të mira për jetën tuaj sepse çdo gjë që e përsërisim më shumë se pesë ose gjashtë herë rresht në të njëjtën mënyrë, ajo shprehi bëhet pjesë e pandashme e menjdes dhe e bindjeve tona gjatë jetës.
Largoni shprehitë të cilat i keni formuar gjatë jetës suaj që të mendoni keq dhe zëvendësoni ato me shprehi të mira, duke larguar vëmendjen prej gjërave të shëmtuara e të papëlqyeshme, në gjëra të këndshme.
Shqiptoni sa më pak fraza që kritikojnë, ankojnë, përbuzin, fyejnë dhe urrejnë të tjerët. Sa më pak fraza të tilla të keni në fjalorin tuaj, aq më të qetë e të relaksuar do të jeni dhe aq më shumë miqë e dashamirë do të keni.
Është mirë t`i kontrolloni mendimet e juaja personale që t`i ndalni ato mendime të cilat u sjellin tendosje emocionale dhe t`i lejoni mendimet që shkaktojnë qetësi, mirëkuptim, tolerancë, vullnet e dëshirë për punë, mësim e dije për jetë.
Punoni me dinjitet çdo lloj pune, me rëndësi të madhe apo të vogël duke përdorur arsyen, maturinë dhe tërë energjinë e shpirtit tuaj, që ta mbani intelegjencën në një drejtim të shëndoshë, të mos iu valvitet vëmendja poshtë e lartë duke thithur mendime të sëmura.
Mësoni, studioni me dinjitet nëpër shkenca të ndryshme që të paiseni me aftësi, shkathtësi, shprehi, dituri e kulturë kombëtare e ndërkombëtare.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!