I pasuri që të varfërin nuk ndihmon, është si një dru që fruta nuk lëshon- N.F
18. 09. 2024
Vërtetë, të pasurit që nuk ndihmojnë të varfërit janë si druri që nuk jep fruta. Kjo thënje e urtë sugjeron se, pasuria nuk është e vlefshme nëse nuk përdoret, edhe për të ndihmuar të tjerët. Vërtetë pasuria që nuk përdoret për ti ndihmuar tjerët, mbetët si druri që nuk prodhon fruta dhe i cili nuk sjellë kurrfar dobie për nevojtarët. Kjo thënje e urtë thekëson rëndësinë e përdorimit të pasurisë dhe burimeve tjera për të ndihmuar dhe kontribuar në shoqëri, aq sa marrim prej saj edhe të japim.
Në të shumtën e rasteve, të pasurit nuk e përdorin mjaftushëm pasurinë e tyre për tu ndihmuar tjerëve. Shpeshherë fokusi i tyre është në rritjen e pasurisë përsonale dhe nuk i kushtojnë mjaftushëm vëmendje ndihmës së nevojshme për të vaefurit. Kjo thënje e urtë e poetit tonë Naim Frahëri, e përshkruan pikërisht këtë mungesë të përdorimit të pasurisë nga të pasurit, për tu sjellë ndihmë e dobi sado pak të varfërve.
Kurë të pasurit fokusohen më shumë në rritjen e pasurisë së tyre përsonale, e lënë pas shpine dhe në harresë fare, tu ndihmojnë të varfërve. Kjo sjellje e dobtë ndaj solidarizimit me të varfërit, mund të shkaktohet nga mungesa e ndërgjegjësimit për nevojat e tjerëve, nga lakmia për të fituar akoma më shumë, apo nga mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë shoqërore. Është me rëndësi të madhe që të pasurit të kuptojnë se, pasuria e tyre mund të përdoret në mënyrë të dobishme për të ndihmuar dhe për tu solidarizuar me komunitetin dhe të varfërit në nevoj.
Është dobsi e ligësi shpirtërore, emocionale, morale, humane dhe kombtare e kastës së të pasurve, që fokusohen vetëm në shfrytëzimin e komunitetit, mes të cilëve e ushtrojnë biznesin, e jo edhe solidarizimin me ta, ku e lyp nevoja! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!