Njeriu i mirë mbahet mend gjithnjë për të mirë, i ligu për të ligë-N.F

17. 09. 2024

Kjo thënje sugjeron tek ne, se sjelljet dhe veprimet e një përsoni kanë ndikim të madh në mënyrën se si ata janë të përceptuar nga tjerët. Njerëzit që sillen mirë, janë të respektuar nga tjerët dhe gjithmonë kujtohen për sjelljet e tyre të mirsa, ndërsa ata që sillen keq ose me ligësi, mbahen mend për sjelljet e tyre të liga ose të këqija. Kjo thënje e urtë, thekson rëndësin e sjelljes së mirë apo jo të mirë dhe ndikimin që ka ajo në përceptimin që të tjerët kanë për ne.

Sipas mesazhit apo sugjerimit të kësaj thënje të urtë, kotë përpiqemi ne, ta përshkruajm vetën para opinionit me fjalë se, sa të mirë, të dijshëm, të drejtë, human, social, moral e kombëtar jemi, sepse mënyra e sjelljeve dhe veprimeve tona, flet më bindshëm para opinionit se kush jemi në të vërtetë, të mirë apo të kqij, të fortë apo të ligë, dinak apo cinik, moral apo jo moral, kombtar apo tradhtar.

Me fjalë të mira e të shumta që i hargjojmë duke e përshkruar madhërinë tonë që e posedojmë, më shumë e gënjejmë vetën se sa opinionin mes të cilit veprojmë. Veprat tona të mira apo të liga qofshin ato, flasin më objektivisht dhe më kjartë se kush jemi ne, në të vërtetë. Është për tu habitur, se shumica prej njerëzve u besojnë më shumë fjalëve të veta se kush janë, se sa veprave e sjelljeve të tyre, të cilat flasin vërtetë më sakt e më drejtë se kush janë ata.

Është menquri e madhe, tu besojmë më shumë sjelljeve dhe veprave tona, se sa fjalëve, se kush jemi e kush do të bëhemi ne. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje