Shko pas kohës se koha nuk vjen pas teje-N.F
16. 09. 2024
Sipas kësaj thënje të urtë të autorit në fjalë është e rëndësishme të shfrytëzohet sa më mirë koha dhe të ecësh në përputhje me kërkesat e saj, sepse koha nuk të pret, ajo e vazhdon rrugën e saj, pa u merakos fare, ecish ti apo jo në përputhje me kërkesat e saj, e përdorish apo jo ate me efikasitet dhe vendosmëri për të mirën tënde, për të mirën familjare, shoqërore e kombtare.
Një mënyrë efektive të përdoret koha për favore përsonale, familjare, shoqërore dhe kombtare, është të organizohemi mirë dhe të përcaktojmë prioritetet në kohë.
Në familje mund të përdorim kohen duke ndarë momente cilësore me antarët e familjes, duke i ndihmuar ata në detyrat e tyre, duke shfaqur dashuri e mbështetje për ta dhe duke krijuar ambient sa më të ngrohtë e dashamirës në mesin familjar.
Për favore shoqërore, mund të angazhohemi në aktivitete bamirëse për ti ndihmuar ata që kanë nevoj për përkrahjen tonë në komunitet, mes të cilëve jetojmë. Të marrim pjesë në përpjekje që sjellin përparim të ndryshëm shoqëror e kombtar. Në nivel kombtar, mund të përdorim kohën tonë për të edukuar vetën mbi qështje të rëndësishme kombtare, për të marr pjesë në iniciativa qytetare dhe për të kontribuar në zhvillimin e vëndit tonë në mënyrë më konstruktive dhe më pozitive.
Duke përdorur kohën në këto mënyra dhe mënyra tjera konstruktive, mund të sjellim ndryshime pozitive në jetën tonë përsonale, familjare, shoqërore, kombtare dhe më gjërë. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!