Njeriu i paditur, është si një dru i pagdhendur- N.F
14. 09. 2024
Kjo thënje sipas bindjes sime sugjeron se, një përson i cunguar, që nuk ka dituri dhe edukatë, është vërtetë si një dru i thatë dhe i papërpunuar, i cili nuk jep fryte dhe nuk vlenë të përdoret për asgjë. Mungesa e edukatës dhe diturisë tek njeriu, e bënë atë më pak njeri, më pak të vlefshëm për vetën e tij, për familjen, për shoqërin dhe për kombin në tërsi.
Kjo thënje e urtë e poetit tonë të madh, i drejtohet përmes këtij mesazhi edhe shoqërisë, familjes, shkollës, mësuesëve të saj, politikanëve të shtetit dhe intelektualëve të kulturës dhe shkencës të cilët e bartin barrën kryesore për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, të kenë kujdes të shtuar dhe angazhim të përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave tona, që të mos mbeten pa edukatë e dituri të mjaftushme sipas kërkesave të kohës dhe tregut bashkohor.
Sipas bindjes sime përsonale mesazhi në fjalë i poetit tonë të dashur Naim Frashëri, po has në vesh të shurdhët të shoqërisë sonë, politikanëve, intelektualëve, familjes, shkollës dhe mësuesëve, që nuk po e bëjnë realitet sa e si duhet për gjeneratat tona mesazhin e poetit tonë të madh Naim Frashëri, edhe pas kalimit të një shekulli kohë! Sado i dhembshëm ky konstatim për mua, besoi edhe për dashamirët e kombit, po e paqyron një ralitet të hidhur rreth kësaj qështje! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!