“Gjysma e punës përfundon, kurë me dëshirë fillon”, N.F

11. 09. 2024

Mesazhi i kësaj thënje është se kurë e fillon punën me dëshirë, ajo nuk duket se është e lodhshme dhe e vështirë, duke e bërë kohen të shkojë më shpejtë dhe puna të përfundoi më leht e me sukses. Kjo thënje thekson dukshëm se motivimi, dëshira, vullneti e dashuria për të filluar një punë, janë thelbësore për ta përfunduar atë me sukses dhe me dobi të madhe.

Koha e ka dëshmuar se punët që nisen pa motivim, vullnet, dëshirë e pa dashuri, janë të lodhshme, të mundimshme, të stërgjatura në kohë dhe duke bërë ate të kaloi ngadalshëm. Ata që e nisin punën me këtë gjendje shpirtërore që u cek më lartë, puna e tyre përfundon pa sukses, edhe përkundër kostos së lartë që ka kushtuar ajo. Pra kryerja e punëve të tilla, përfundojn përherë me humbje të mëdha.

Sipas mesazhit të kësaj thënje, nuk është e qëlluar për askë të niset një punë, pa qenë i paisur sa e si duhet me vullnet, motivim, dëshirë e dashuri për punën që e ke ndërmend ta fillosh. Po ashtu nuk është e qëlluar aspak, të niset një punë pa e hartuar dhe përgatitur një plan për punën që ke vendosur ta nisish, pa i ofuar mjetet e punës që duhet për ta kryer punën në fjalë dhe pa e plani- fikuar buxhetin për shpënzimet që i duhen punës për tu kryer dhe kuadrin profesional për ta kryer atë punë. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje