Veprimet e virtytshme të tjerëve nuk i pranon vetëm pjella e djajëve
31. 03. 2023
A ka kush që nuk i thot virtyt i lartë dhe i madherishëm njerëzor, pos lakmitarëve, pjellës së djajëve dhe tradhtareve, veprimit të atyre që ia falën atdheut e lirisë sonë karierën, pasurinë, gradat, titujt dhe jetën, siq bënë Gjeneral Adem Jashari, Hamzë e bacë Shaban Jashari, se bashku me familjarët e tyre, siq bënë Gjeneral Agim Ramadani, Sali Qeku, Zahir Pajazitit dhe Luan Haradinaj me trima, trimeresha e atdhetarë tjerë, të cilët nuk i ruajtën për veti gradat, karierën, pasurinë dhe jetën, që ta zhvatin atedheun, siq e zhvatën dhe po e zhvatin si është më keq tan lakmitarët dhe pjella e djajëvei!
Për lakmitarët dhe për pjellën e djajëve që si lënë dy gurë bashk mes shqiptarëve dhe fusin urrejtje, përqarje e vëllavrasje mes nesh, virtytet madhore të ikonave që u përmendën më lartë nuk kanë kurrfar vlere njerëzore, kombtare, patriotike, humane e sociale pos zhvatjes së atdheut nga të gjitha anët, qitjes në treg pjesëve të tij, pos korrupcionit, nepotizmit në punsim, krimeve të ndryshme të organizuara gjatë jetës dhe vëllavrasjeve për shkaqe politike!
Për lakmitarët e për pjellën e djajëve nuk është i mirë askush mes shqiptarëve, përpos tyre dhe fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, që bashkpunojnë me ta për interesa të veta djallëzore kundër interesve tona kombtare, kundër shtetit, kundër Kushtetutës së tij dhe kundër jetës së lirë, të dinjitetshme e njerëzore të qytetarëve Kosovar! I juaj mësuesi Isë
All reactions
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!