Si të shkarkohemi nga hallet e brengosjet tona dhe t`i largojme deshtimet e dhembjet shpirtnore gjate jetes
Izolimi i mendimeve përsonale për të kaluarën dhe të ardhmen tonë duke i përqëndruar ato në të tashmen , shkarkon barren e përpjekjeve tona shpirtrore, te mundimshme e shqetesuse per te kaluaren qe nuk kthehet ma dhe per te ardhmen e pa kjarte e te tretur ne mjegull. Mendimet për të kaluarën dhe të ardhmen, na pengojnë shumë t’i kryejm me sukses detyrat dhe obligimet qe na dalin ne te tashmen, pa kryerjen e të cilave nuk ka të ardhme të këndshme e nuk permirsohen gabimet qe i kemi bere ne te kaluaren, por i perserisim edhe ne te tashmen. Të menduarit e drejtë i cili i parandalon brengat dhe hallet, bazohet në analizën e shkaqeve dhe pasojave që dalin nga veprimet dhe sjelljet tona, duke u përqëndruar në një planifikim logjik dhe konstruktiv për zgjidhjen e problemeve qe na dalin para dhe kryerjen e obligimeve përsonale që i kemi ne te tashmen, pa u ngarkuar me të kaluarën dhe të ardhmen, sepse nuk na mbetët kohë e as energji dhe rrezikojmë ta humbim shëndetin fizikë dhe atë psikikë, duke menduar kot për të kaluarën që nuk kthehet më, dhe të ardhmen e pasigurtë dhe te pakjarte per neve, ne vend qe te koncentrohemi me pune e dituri t`i kryejm detyrat me ndere ne te tashmen. Nuk duhet t’i lëmë punët e sotme pa i kryer, duke u brengosur për të nesërmen e largët dhe nuk duhet ta vështirësojmë jetën e sotme, duke u pikëlluar për atë që ka ndodhur në të kaluarën e pakthim, sepse humbim energji e kohe kote. Nga e kaluara duhet te mesojme, qe gabimet tona te mos i perserisim dhe te mesojme permes tyre, duke i shnderruar ato ne perparesi. Kush nuk meson nga gabimet e te kaluares, rrezikon ti perseriten fatkeqesite dhe demet edhe ma te medha, se ato qe kane ndodhur ma pare. Dështimet e dhëmbjet gjatë jetës, evitohen duke shmangur nxitimin dhe mbështetur durimin, duke shmangur friken e mbeshtetur guximin, duke shmangur lakmine e tepruar e mbeshtetur altruizmin dhe duke shmangur urrejtjen e mbeshtetur mirekuptimin e dashurine ne pune, ne dituri, ne planifikime, organizime e angazhime te perditshme. Dallimi mes njerëzve që dështojnë dhe njerëzve që kan sukses, është në sjelljet, shprehit dhe shkathtesite e tyre, qe i bejne gjate organizimit te procesve te ndryshme ne pune. Nëse dëshirojmë tu shmangemi dështimeve e dhëmbjeve shpirtnore gjatë jetës, nuk duhet të udhëhiqemi nga orekset e ndryshme dhe pasionet negative, nuk duhet te udhehiqemi nga paragjykimet e lakmija e tepruar, nga frika, zemrimi, hidhërimi i pa arsyshem ndaj deshtimeve dhe nga xhelozija ndaj tjereve, por duhet të udhëhiqemi nga arsyja, durimi, këmbëngulësija, qëndrueshmërija, deshira, guximi dhe vullneti i madhë për t’a luftuar dështimin e dhëmbjet shpirtnore permes punes, diturise, planifikimit, organizimit e angazhimit praktik gjate jetes. Lufta kunder deshtimeve e dhembjeve shpirtnore behet edhe me perdorimin e parimeve te shendetshme, te drejta, njerezore e humane, permes te cilave mund te ecin perpara proceset tona te organizimit punues, qofshin ato politike, fetare, historike, shoqerore, kulturore, ekonomike, shendetesore, juridike, edukative, arsimore, shkencore e kombetare. Aplikimi i ideve dhe pikepamjeve te pasterta e parimore gjate organizimit te proceseve te ndryshme punuese, e shpetojne njerezimin e kesaje bote e sidomos shqiptaret nga deshtimet e ndryshme dhe dhembjet shpirtnore.
Lexusi im i dashur, nje popull se bashku me politiken e tije, i cili nuk i mbrone parimet njerezore ne fusha te ndryshme jetesore dhe nuk i mbrone interest e veta personale, familjare e kombtare, ka mundesi te banalizohet tersisht, te asimilohet e te zhduket si popull e si kombe jo parimor ne mendime, ne pikpamje, ne menquri dhe ne veprime te ndryshme gjate proceseve organizative ne pune. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!